Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
Sports
History
Fiction
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PodcastSource115/v4/57/0d/17/570d17eb-8935-292b-ec61-5cc57a9ec3a2/6153c24c-8b88-408d-bafc-7732f407c3f8.jpg/600x600bb.jpg
Zëri i Kulturës
Amfora.al
21 episodes
1 month ago
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.
Show more...
Society & Culture
RSS
All content for Zëri i Kulturës is the property of Amfora.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.
Show more...
Society & Culture
Episodes (20/21)
Zëri i Kulturës
Tekstet shkollore dhe pasaktësitë
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.
Show more...
2 years ago
18 minutes 24 seconds

Zëri i Kulturës
Beteja për Urën e Zogut - "Zëri i Kulturës" / Ep. 20
Ura e Zogut mbetet një monument unik në vendin tonë, ndërtimi i së cilës përfundoi më 14 maj të vitit 1927 dhe lidhte të gjithë Shqipërinë e nën Matit me zonat veriore. Ajo është e tipit të varur dhe mbetet e veçantë për shkak të ndërtimit në atë kohë me betonarme dhe hekur. Nismëtari i ndërtimit të saj ishte mbreti Ahmet Zogu, në nder të të cilit ura 478 metra e gjatë njihet edhe si "Ura e Zogut". Prej vitesh njëra këmbë ka çeduar dhe ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin dhe qëndrueshmërinë e strukturës, teksa reshjet e muajve të fundit kanë shtuar edhe më shumë dëmtimet e saj. Podcasti i radhës i ciklit “Zëri i Kulturës” është fokusuar tek të rinjtë e Laçit që prej vitesh protestojnë dhe kërkojnë marrjen e masave për restaurimin e monumentit. Elsa Sula, Elton Laska dhe Erjola Hysa rrëfejnë përpjekjen e aktivistëve të Qendrës Rinore Sebastia. Gjithashtu ekspertja e mjedisit nga Qendra EDEN, Ermelinda Mahmutaj, analizoi situatën mjedisore dhe nevojën për marrjen e masave për shpëtimin e rrënimit të monumentit të kulturës të kategorisë së parë.
Show more...
2 years ago
24 minutes 13 seconds

Zëri i Kulturës
Modele: E shkuara dhe të rinjtë - "Zëri i Kulturës" / Ep. 19
Podcasti i radhës i ciklit “Zëri i Kulturës” i dedikohet përsëri nismës "Qyteti që Rrëfen", e cila ka identifikuar modele nga e kaluara, që lidhen me patriotizmin, filantropinë, sportin dhe përkushtimin ndaj komunitetit. Këto modele janë parë me interes nga të rinjtë, të cilët janë angazhuar për dokumentimin e kontributit të tyre, duke sjellë historitë e themeluesve të futbollit në Durrës dhe të disa sporteve të tjera, patriotëve që ndihmuan për shpalljen e pavarësisë së vendit dhe arsimtarëve të përkushtuar. Arlis Muka dhe Bekër Sijoni janë 2 nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre përgjatë nismës.
Show more...
2 years ago
11 minutes 58 seconds

Zëri i Kulturës
Qyteti që Rrëfen - "Zëri i Kulturës" / Ep. 18
“Zëri i Kulturës”/ Episodi 18 “Qyteti që Rrëfen” është një nisëm e cila synon të dokumentojë historitë e familjeve të vjetra të Durrësit dhe të figurave që ngritën lart emrin e tyre në disa fusha, kryesisht në mjekësi, diplomaci, inxhinieri dhe arsim. Në këtë seri të podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për këtë proces, duke u njohur me detaje të pazbuluara më herët, si edhe me sfidat e arritjet për dokumentimin e këtyre historive, përmes rrëfimit të iniciatorit, Geri Emiri dhe realizuesit të videove të ciklit "Kultura në 1 Minutë", Arlind Veshti. Nisma “Qyteti që Rrëfen” po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre dhe Grupimi Informal "Busulla e Trashëgimisë" ka angazhuar një grup djemsh dhe vajzash që janë bërë pjesë e mbledhjes së këtyre historive.
Show more...
2 years ago
20 minutes 58 seconds

Zëri i Kulturës
Të rinjtë dhe historia e familjes - "Zëri i Kulturës" / Ep. 17
Në këtë seri të sezonit të dytë të Podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për raportin e të rinjve me historinë e familjes së tyre dhe të shkuarën. Leart Berisha dhe Jola Grembi janë pjesë e të rinjve dhe aktivistëve të Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila synon të sjelli një ciklësh shkrimesh, podcast-esh dhe videosh, fokusuar tek familjet e mëdha dhe të vjetra të qytetit të Durrësit, si edhe krijimin e 6 pasaportave online për familjet kryesore, si një përmbledhje e historikut të tyre. Nisma e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre.
Show more...
2 years ago
14 minutes 43 seconds

Zëri i Kulturës
"Risitë e Medias Amfora" - "Zëri i Kulturës" / Ep.16
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në këtë seri të podcastit “Zëri i Kulturës” do të ndajmë me ju produksionet dhe nismat më të fundit të Medias Amfora, dedikuar audiencës sonë. Përgjatë punës sonë në bashkëpunim me komunitetin dashamirës të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore kemi krijuar serinë e videove “Kultura në 1 minutë”, sjellë në një format krijues që në rreth 1 minutë trajton histori të jashtëzakonshme për rajonin e Durrësit dhe zhvillimet që ndikuan në ngjarjet e Perandorisë Romake dhe të botës antike. Ndërsa për t’i dhënë zë kulturës në qytetin e Durrësit kemi realizuar serinë e podkasteve "Zëri i Kulturës", si një hapësirë diskutimi për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore, arkeologjinë, por edhe përfshirjen e dimensione të tjera, me fokus në tema sociale, mediatike dhe historike. Gjithashtu komuniteti është angazhuar në raportimin mbi monumentet e kulturës dhe i ka dhënë vlerë të shtuar punës sonë. Përmes "Raportimit të Qytetarëve të Angazhuar" ne kemi trajtuar tema jo vetëm lokale, por edhe me shtrirje kombëtare. Ju ftojmë të dëgjoni podcastin me një pjesë të ekipit të Media Amfora, të cilët ndajnë eksperiencën e tyre përgjatë 1 viti. Këto produksione u zhvilluan me mbështetjen e projektit "Media For All", financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko
Show more...
3 years ago
32 minutes 54 seconds

Zëri i Kulturës
“Tërmete dhe pandemi” -"Zëri i Kulturës" / Ep.15
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në këtë episod të 15-të të serisë së podcasteve “Zëri i Kulturës” do të trajtojmë 2 fenomene natyrore që kanë lënë gjurmë të thella në shoqërinë njerëzore, tërmetet dhe pandemitë. Teksa ishin harruar lëkundjet e fuqishme sizmike dhe masat e karantinimit nga pandemitë, me tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë e COVID-19 të përhapur gjerësisht 2 vitet e fundit, u rikthyen në memorie pasojat e mëparshme të këtyre fenomeneve natyrore. Njihuni më shumë me tërmetet dhe pandemitë në territorin e Durrësit dhe më gjerë, përmes intervistës me studiuesin e historisë së qytetit të Durrësit, Dorian Hatibi. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
30 minutes 26 seconds

Zëri i Kulturës
"Të gjitha projektet e restaurimit të çojnë në Durrës" -"Zëri i Kulturës" / Ep.14
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Media Amfora në kuadër të nismës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar”, fton herë pas here audiencën të raportojë mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, duke dhënë informacione apo sugjerime për tema që gazetarët tanë mund t'i ndjekin. Shumë prej pyetjeve të mbërritura lidhen me procesin e restaurimit të monumenteve të kulturës pas tërmetit në rajonin e Durrësit. Në këtë seri të podcasteve "Zëri i Kulturës" do i jepet përgjigje këtyre pyetjeve, por jo vetëm! Përmes intervistës me drejtorin e Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, do të mësojmë edhe për projektet ambicioze për rijetësimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, si zbulimi i plotë i amfiteatrit romak apo rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
15 minutes 6 seconds

Zëri i Kulturës
“Një jetë si peshkatar” - “Zëri i Kulturës” / Ep. 13
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës Në këtë seri të 13-të podcast-eve "Zëri i Kulturës", do të jemi me një personazh shumë të veçantë dhe simbolik për qytetin e Durrësit. Vangjush Haxhia i ka kushtuar jetën e tij peshkimit dhe nuk ka reshtur për asnjë ditë në pasionin e tij ndaj detit dhe botës së gjallë nën ujë. Ai tregon sfidat kryesore me të cilat përballet një peshkatar në përditshmërinë e tij, një profesion që përveç lodhjes fizike të ofron një qetësi të madhe shpirtërore. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
9 minutes 27 seconds

Zëri i Kulturës
Puna në hije e aktivistëve të "mikut besnik" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 12
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës Ky episod i serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës" ka në fokus disa prej miqve më të veçantë të njeriut, kafshët endacakë. Kjo seri "i jep zë" atyre që nuk mund të flasin drejtpërdrejtë me ne, përmes asaj që njihet nga të gjithë kafshë dashësit në Durrës apo Fier, si "Xheni", por emrin e plotë e ka Gjenovefa Hasanaj-Müller. Dashuria për kafshët e rrugës e ka lidhur që herët me to dhe përkujdesin ndaj tyre e ka përhapur edhe tek kafshë dashësit e tjerë. "Xheni Müller" prej 6 vitesh e ka ndarë pasionin e saj midis Shqipërisë dhe Zvicrës, duke themeluar shoqatën “JETA, Tier und Mensch” ("JETA, Kafshët dhe Njerëzit"). Çdo ditë aktivistët e shoqatës dhe kafshë dashësit në Durrës e Fier, nga qendrat urbane deri në skutat e periferisë identifikojnë kryesisht qentë endacakë dhe kujdesen për t'i ushqyer. Ata punojnë edhe për sterilizimin dhe kastrimin e kafshëve të rrugës, duke i trajtuar në klinika veterinare, për t'i rikthyer më pas në zonën e tyre apo për t'i adoptuar nga kafshë dashësit. Ndiqni podcastin për të mësuar më shumë për punën e aktivistëve, por edhe mbi kulturën e shoqërisë sonë në trajtimin e tyre. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
20 minutes 37 seconds

Zëri i Kulturës
"Bëje botën portokalli!" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 11
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. 15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci. Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit. Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut. Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
14 minutes 8 seconds

Zëri i Kulturës
"Transformimi urban i Durrësit" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 10
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Banorët e Durrësit dhe vizitorët shpesh herë flasin për transformimin e qytetit pas viteve' 90 dhe mundohen të kuptojnë se përse ky ndryshim e ka lënë shumicën e qytetarëve të pa kënaqur, me trashëgiminë kulturore të dëmtuar dhe me shtimin e volumit të betonit. Media Amfora mësoi nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "A ka pasur një rol zëri i qytetarëve në mënyrën sesi bashkia e ka transformuar qytetin?", 94.7 % mendojnë se "Jo" dhe vetëm 5.3 % mendojnë se "Po". Në këtë episod të serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës", urbanisti dhe pedagogu, Artan Kacani, analizon transformimin e qytetit të Durrësit dhe sfidave me të cilat përballet ai nga ana urbanistike, një panoramë që përsëritet ngjashëm edhe në qytete të tjera të vendit. Media Amfora më herët ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata mbi transformimin e qytetit. Ne mësuam nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "Si i vlerësoni investimet e Bashkisë Durrës për ndërtimin e shesheve publike?", 80.9 % i vlerësojnë "Negativisht" dhe vetëm 19.1 % i vlerësojnë "Pozitivisht". Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
35 minutes 37 seconds

Zëri i Kulturës
"Të drejtat digjitale" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 9
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Duke u përballur me një rritje të shkeljeve të të drejtave dixhitale, 19 organizata nga Evropa Juglindore, kanë bashkuar forcat në një rrjet të krijuar pas pandemisë, që synon të avancojë mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe të adresojë sfidat që vijnë nga përdorimi i gjerë i teknologjive të avancuara në shoqëri. Nisma është e para e këtij lloji, e fokusuar në sfidat e të drejtave digjitale në Evropën Juglindore. Shqipëria përfaqësohet nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe në këtë seri të podcast-eve “Zëri i Kulturës” do të diskutojmë me Blerjana Bino dhe Orkidea Xhaferraj mbi situatën në Shqipëri në raport me të drejtat digjitale. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
3 years ago
41 minutes 53 seconds

Zëri i Kulturës
"Mjeshtri i varkave" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 8
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Qyteti turistik i Durrësit shquhet për vlerat historike dhe arkeologjike, por suveniret me simbolet e tij janë shumë të pakta dhe kryesisht prodhohen në qytetet e tjera ose importohen nga Republika e Kinës. Në grupin e artizanëve durrsakë që sot numërohen me gishtat e dorës është edhe Met Lila, apo siç e njohin, usta Meti. Ai sot është 71 vjeç dhe për asnjë ditë nuk ka reshtur së punuari drurin, nga i cili prodhon varka dekorative të madhësive të ndryshme. Në këtë seri të podcasteve "Zëri i Kulturës" do të njihemi me punimet e veçanta të anijeve dekorative prej druri dhe sfidat me të cilat përballen artizanët. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
4 years ago
19 minutes 9 seconds

Zëri i Kulturës
"Women in the Balkan media" - "Voice of Culture" / Ep. 7
You can listen the "Voice of Culture" podcasts on SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts and Youtube platforms, on the channels: Amfora.al, as well as on Spotify and Apple Podcasts platforms, under the title Voice of Culture. We will return to the series of English language with a special expert who does not come from the field of archeology or cultural heritage but is an international expert, who will talk about women in the Balkan media. Larisa Halilović was also a speaker at Ted Talk and this time explained the situation of women in the Balkan media through her experience and studies. She is also the team leader of the "Media For All" program, funded by the UK Government and delivered by the British Council, in partnership with the Thomson Foundation, BIRN (Balkan Investigative Reporting Network) and INTRAC and, part of this support is the series "Voice of Culture". Author: Geri Emiri Podcast Producer: Livia Kreko This podcast was developed with the support of the “Media for All” project, funded by the UK Government.
Show more...
4 years ago
22 minutes 57 seconds

Zëri i Kulturës
“Tetori rozë” - “Zëri i Kulturës” / Ep. 6
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Çdo vit në javën e parë të tetorit mund të keni vënë re shumë vajza e gra me fjongo rozë në veshjet e tyre. Kjo ndodh sepse nga data 1 deri më 31 tetor i gjithë muaji i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Fushata informuese ndërmerren ndërkombëtarisht për sensibilizimin dhe nxitjen e njohurive më të mira të shkakut, trajtimit, kurimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit. Mësoni më shumë për rëndësinë e informimit mbi kancerin e gjirit dhe fushatën "Tetori Rozë", përmes bashkëbisedimit me mjeken onkologe Manjola Luzi. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
4 years ago
21 minutes 21 seconds

Zëri i Kulturës
“Sono persone – Janë njerëz” - “Zëri i Kulturës” / Ep. 5
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës Më datë 8 gusht në Durrës u përurua monumenti i quajtur “Sono persone – Janë njerëz”, në shenjë përkujtimi ndaj eksodit me anijen Vlora në korrikun e vitit 1991. Për të ri sjellë Shqipërinë e atyre viteve të mbushura me shpresa dhe ëndrra përtej Adriatikut, i ftuari i këtij podcast-i ishte Nexhip Hyseni. Ai ishte vetëm 32 vjeç kur së bashku me 20 mijë shqiptarë të tjerë zbritën në rrugët e Brindisit, në Italinë Jugore. Kjo shënoi valën e parë të eksodit të shqiptarëve pas rënies së komunizmit, midis datave 7 dhe 10 mars 1991. Dëgjoni podcast-in me Nexhip Hysenin, i cili sjell kujtimet e tij si emigrant, ashtu si mijëra shqiptar dhe eksperiencën e tij duke ndihmuar emigrantët e porsaardhur në Itali, përmes angazhimit në Konfederatën e Përgjithshme Italiane të Punës. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
4 years ago
20 minutes 38 seconds

Zëri i Kulturës
"Turistë të përgjuar" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 4
Përpara viteve’ 90 Shqipëria ashtu si në çdo sektor edhe turizmin e menaxhonte përmes ndërmarrjeve shtetërore. “Albturist” ishte Enti Turistik Shqiptar që menaxhonte turizmin në Shqipëri dhe kujdesej për turistët e huaj që vizitonin vendin. E krijuar në vitin 1956 ajo koordinonte logjistikën, menaxhimin dhe propagandimin e turizmit tek turistët e huaj që vizitonin të ashtuquajturën Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Kujtimet e së shkuarës janë rikthyer përmes ekspozitës “Turistë të përgjuar”. Si përgjoheshin turistët e huaj?! Si propagandohej Shqipëria si një markë turistike tek ata?! Dëgjoni podcast-in me ideatoren e ekspozitës, Brunilda Liçaj, pedagoge në Departamentin e Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, që rrëfen rreth turizmit të përgjuar dhe qëllimit të ekspozitës. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Show more...
4 years ago
14 minutes 16 seconds

Zëri i Kulturës
"MuZEH Lab" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 3
“MuZEH Lab”, thjesht një muze klasik apo edhe një laborator kreativ?! Hapësira më e re kulturore e krijuar në qytetin e Durrësit sjell një muze bashkëkohor që synon që përmes ekspozimit të objekteve të së shkuarës të kthehet në një ambient kreativ që bëhet shkëndi për të gjeneruar ide tek të rinjtë, rreth artit, trashëgimisë kulturore apo edhe aksioneve komunitare. Themeluesja e saj, Dorina Xheraj-Subashi, rrëfen për nismën që synon aktivizimin e të rinjve dhe komunitetit në raport me kulturën. Mësoni edhe rreth pasioneve të shoqërisë sonë lidhur me objektet e së shkuarës, a vijon ajo të ruaj me fanatizëm copëza të së shkuarës, përfaqësuar nga objekte të ndryshme. ________________________________ Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Show more...
4 years ago
31 minutes 4 seconds

Zëri i Kulturës
"After Party" – “Zëri i Kulturës” / Ep.2
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 me epiqendër në Durrës artisti bashkëkohor Ivo Moja gjeti forcën të ulërasë për shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore. Instalacioni “After party” që artisti Moja sjell kërkon të thërrasë në ndërgjegjen kolektive përgjegjësinë e përbashkët ndaj shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe brishtësisë së saj përballë kërcënimit modern. Paraqitja groteske e një imazhi të copëtuar të Mbretëreshës Teuta, dora e pajetë e artistit që shpreh gjithë dramën e shpirtit të tij pranë veprës së vet të pambaruar, përbën një metaforë të luftës shpesh të pashpresë për mbijetesë të monumenteve të së kaluarës përballë zhvillimit të vrullshëm të qytetërimit modern. Mësoni më shumë duke ndjekur podcastin “After party”, me të ftuar skulptorin Ivo Moja, seria e dytë të podcast-eve “Zëri i Kulturës”. ____________ Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Show more...
4 years ago
11 minutes 53 seconds

Zëri i Kulturës
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.