Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
Sports
TV & Film
Health & Fitness
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PodcastSource115/v4/57/0d/17/570d17eb-8935-292b-ec61-5cc57a9ec3a2/6153c24c-8b88-408d-bafc-7732f407c3f8.jpg/600x600bb.jpg
Zëri i Kulturës
Amfora.al
21 episodes
1 month ago
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.
Show more...
Society & Culture
RSS
All content for Zëri i Kulturës is the property of Amfora.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar. Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.
Show more...
Society & Culture
https://i1.sndcdn.com/artworks-32grUGyfnNoBxgBX-hQ2NTw-t3000x3000.jpg
"Bëje botën portokalli!" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 11
Zëri i Kulturës
14 minutes 8 seconds
3 years ago
"Bëje botën portokalli!" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 11
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. 15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci. Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit. Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut. Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar