Në episodin e 58-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, sjellim historinë e veçantë të Arsim Prepollit, ish-futbollistit që kaloi një rrugëtim të gjatë e plot sfida në futbollin brenda dhe jashtë Kosovës. Prepolli ndan me sinqeritet fillimet e tij si 16-vjeçar me Flamurtarin, momentin kur mori shansin e parë për të treguar talentin, e deri te sfidat që e forcuan si sportist dhe si njeri. Një nga kujtimet më të veçanta të tij është udhëtimi 52-orësh për të kompletuar transferimin në Bosnje – vend ku shkëlqeu si golashënues që në sezonin e parë. Në këtë rrëfim, ai flet edhe për ofertën e papërmbushur nga Istanbulspor, emocionet e veçanta kur pas një het-triku i gjithë stadiumi brohoriste “UÇK, UÇK”, si dhe kapitullin më pak të njohur të karrierës së tij – aventurën në Iran dhe kontratat e madhe në Lindjen e Mesme.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, sjellim një rrëfim të veçantë nga ish-futbollisti Xhevdet Llumnica, një emër që la gjurmë në futbollin kosovar dhe atë suedez. Llumnica ndan me publikun kujtimet nga fillimet e tij në Prishtinë, sfidat e para në një kohë të vështirë për futbollin, por edhe momentin e artë kur u shpall Lojtari i Vitit në Kosovë. Në këtë udhëtim përmes karrierës së tij, ai rrëfen me sinqeritet emocionet e debutimit, trofeun e parë, dhe përvojën e tij si profesionist në Suedi. Një episod i mbushur me histori, kujtime dhe mësime nga jeta e një futbollisti që nuk e harroi kurrë vendin e tij.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 56-të të “Arena e Yjeve” vjen një rrëfim i veçantë nga ish-futbollisti dhe tashmë përzgjedhësi i Kosovës U-15, Ilir Nallbani. Ai na kthen pas në kohë, duke treguar fillimet e tij në Suedi dhe debutimin si 15-vjeçar te Besa e Pejës, ku arriti të shpallet tre herë radhazi kampion. Nallbani ndan kujtime nga eksperienca në Hungari, për të vazhduar më pas me një kapitull të gjatë e të lavdishëm në Superligën e Shqipërisë, ku u bë legjendë e Vllaznisë dhe përjetoi emocionet e garave evropiane. Një rrëfim i sinqertë dhe frymëzues që shpalos historinë e një futbollisti të përkushtuar dhe trajneri që sot po formon gjeneratat e reja të futbollit kosovar.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 55-të të “Arena e Yjeve” prezantojmë një rrëfim unik nga trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli, i cili na tregon hapat e tij të parë në futboll dhe përvojat që e shndërruan në një nga figurat më të respektuara të futbollit kosovar. Nga dita e parë, deri tek ndikimi i Luan Prekazit dhe sakrificat e shqiptarëve në Tetovë për Kosovën, tek triumfet e tij në shtatë finale të Kupës së Kosovës me pesë ekipe të ndryshme, Bylbyl Sokoli rrëfen historitë më të veçanta të karrierës së tij. Ai ndan përvojat si përzgjedhës i Kosovës, paraluftës dhe pasluftës, drejtimin e shtatë prej dhjetë klubeve aktuale të Superligës dhe besimin e tij te Kosova dhe përzgjedhësi Franco Foda.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 54-të të “Arena e Yjeve” sjellim një përmbledhje ekskluzive me rrëfimet më emocionuese të legjendave të futbollit kosovar: Malsor Gjonbalaj, Bekim Isufi, Hysni Gjinovci, Faruk Statovci dhe Ismet Munishi.
Nga momentet vendimtare të karrierës së tyre, përvojat me skuadrat dhe Kombëtaren, tek gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve – dëgjoni histori që frymëzojnë dhe lënë gjurmë të pashlyera në futbollin kosovar.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 53-të të “Arena e Yjeve” sjellim një kapitull të veçantë, kushtuar shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar: Zekirija Ramadani, Nderim Nexhipi, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafi. Nga rrugëtimi i tyre në klubet vendore e ndërkombëtare, te kontributi dhe dashuria për futbollin shqiptar – do të dëgjoni histori të mbushura me krenari, sfida dhe fitore që i lidhin edhe më fort shqiptarët kudo që janë. Ky episod na kujton se futbolli është më shumë se një lojë – është identitet, sakrificë dhe bashkim.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 52-të të “Arena e Yjeve” do të transmetojmë një përmbledhje të veçantë me rrëfimet më emocionuese dhe të paharrueshme nga yjet e futbollit shqiptar që kanë ndriçuar studion tonë: Valmir Sylejmani, Hekuran Kryeziu, Lirim Kastrati, Ilir Berisha dhe Liridon Krasniqi, ku që të gjithë e kanë veshur fanellën e Kosovës. Do të dëgjoni kujtime nga momentet kyçe të karrierës së tyre, përvojat në Kombëtare, gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve – histori që frymëzojnë dhe lënë gjurmë të thella. Pasioni, sfidat dhe arritjet e tyre përbëjnë arsyen pse “Arena e Yjeve” vazhdon të jetë platforma më e mirë për t’i njohur më mirë futbollistët tanë.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 51-të të “Arena e Yjeve” ju sjellim një përmbledhje speciale me disa nga rrëfimet më të fuqishme dhe të paharrueshme të yjeve të futbollit shqiptar që kanë ndriçuar studion tonë: Armend Dallku, Debatik Curri, Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Hysen Memolla, ku që të gjithë e kanë veshur fanellën e Shqipërisë. Nga momentet vendimtare të karrierës, kujtimet nga Kombëtarja, emocionet e fitores dhe pengjet e humbjeve – do të dëgjoni histori të sinqerta që frymëzojnë dhe lënë gjurmë. Rrëfimet e tyre për sfidat, sukseset dhe pasionin për lojën e bukur tregojnë pse “Arena e Yjeve” mbetet një adresë unike për të njohur më afër futbollistët tanë.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 50-të jubilar të “Arena e Yjeve” sjellim një përmbledhje të veçantë me disa nga rrëfimet më të veçanta të yjeve të futbollit shqiptar që kanë qenë pjesë e podcastit tonë: Donat Rudhani, Qendrim Zyba, Valon Berisha, Meriton Korenica dhe Lirim Kastrati. Nga fëmijëria mes pengesave te rruga drejt suksesit – do të dëgjoni momentet më të sinqerta, emocionuese dhe inspiruese të këtyre lojtarëve që kanë shkëlqyer në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Fjalët e tyre për përfaqësimin e Kosovës, transfertat në kampionate të njohura dhe betejat personale do ju rikujtojnë pse ky podcast ka qenë një dritare e rëndësishme për futbollistët tanë.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen Blendi Memaj – ish-lojtar i Besiktasit, me një rrugëtim që nis në Prizren dhe vazhdon në Akademinë e një prej klubeve më të mëdha turke. Ai rrëfen fillimet te Liria, seleksionimin me Kosovën U15 dhe kalimin te Besiktasi, ku përjetoi ditë të veçanta pranë emrave si Quaresma, Aboubakar e Talisca, dhe u stërvit me ekipin e parë nën drejtimin e Slaven Bilić e Edin Terzić. Por një lëndim i rëndë e ndaloi hovin e tij. Pas eksperiencës te Rabotnicki dhe një incident gjatë kthimit nga Kroacia, ai u rikthye në Kosovë për të luajtur me Trepçën ’89, Lirinë, Llapin e Dukagjinin – ku përjetoi emocionin e kthimit të Lirisë në Superligë përmes një penalltie vendimtare.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen Ilir Berisha – ish-lojtar i Kombëtares së Kosovës me një karrierë të pasur në futbollin suedez. Ai rrëfen fillimet në Gjermani dhe kalimin te FC Prishtina si i ri, për të vazhduar me prova në disa klube evropiane. Transferimi te Örebro ishte kthesa e madhe, ku u përball me emra të njohur dhe gjeti një ambient të ngrohtë me tre shqiptarë në ekip. Ai flet për ofertën nga Monaco, ftesën nga Shqipëria dhe bisedën me De Biasin, si dhe lëndimin e rëndë në ndeshjen Kosovë–Shqipëri. Një pasaportë e humbur i kushtoi një transferim milionësh në Kinë, ndërsa aventurat e fundit i pati te Flamurtari dhe Feronikeli. Sot jeton në Suedi dhe ka nisur një jetë të re si trajner – i vendosur për të ndihmuar brezin e ri me përvojën e tij.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen Hekuran Kryeziu – ish-mesfushor dhe kapiten i Kombëtares së Kosovës, një nga figurat më të qëndrueshme të futbollit zviceran. Ai rrëfen fillimet në Luzern, ku kaloi të gjitha grupmoshat dhe u bë kapiten, si dhe momentin kur kaloi testet mjekësore te Juventusi, por transferimi dështoi në fund. Kryeziu tregon si iu bashkua Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA dhe si refuzoi ftesat e Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerëve De Biasi dhe Tramezzani. Ai flet për pengun më të madh me fanellën e Dardanëve, përzgjedhjen e Zurichut në vend të Serie A, si dhe largimin nga një klub ukrainas për arsye personale. Në këtë episod, zbulon edhe marrëveshjen e dështuar me një klub turk, shoqërinë me disa prej lojtarëve kyç të Kosovës dhe hapat e parë si trajner. Një rrëfim i sinqertë për karrierën, sfidat dhe ëndrrat e reja në botën e futbollit.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen një rrëfim i veçantë me mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastratin – nga fushat e vogla në Malishevë te Akademia e famshme e Romës. Ai tregon jetën në “Trigoria”, ku kërkohej disiplinë si në fushë ashtu edhe në shkollë, dhe momentin e paharrueshëm kur u prit me respekt nga legjendat Totti e De Rossi. Kastrati ndan përvojën me emra si Salah, Nainggolan e Alisson, si dhe zhgënjimin kur iu mohua debutimi në Serie A për shkak të trajnerit Mihajlovic. Ai flet për transferimin që iu prish në Britani për shkak të pandemisë dhe golin historik në Hungari që u bë pjesë e arkivave të klubit. Në këtë episod, Lirimi ndalet edhe te ndeshja më e mirë me Kosovën dhe një asistim që nuk e harron kurrë. Rrëfen prapaskenat e një transferimi në Bundesliga dhe ndan përvojën e tij në Poloni, ku tashmë është shembull për të rinjtë si Dion Gallapeni. Një histori e vërtetë për këmbënguljen dhe ëndrrat që nuk shuhen.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve”, vjen një rrëfim frymëzues nga futbollistja kosovare Kaltrina Biqkaj – ylli i Trabzonsporit në Superligën e Turqisë. Ajo tregon fillimet e saj si 12-vjeçare me leje speciale në ekipin e parë, ku shpesh luante kundër djemve në fshat, madje edhe me emra të njohur si Lirim Kastrati. Kaltrina zbulon vendimin e rëndësishëm për të përfaqësuar Kosovën në vend të Shqipërisë dhe emocionet e debutimit me Dardanet. Në rrëfimin e saj, ndalet edhe te rekordet personale – përfshirë 55 gola në një sezon dhe një ndeshje me 12 gola të shënuar – duke e krahasuar me yjet si Messi e Ronaldo. Ajo flet hapur për momentin e vështirë kur mendoi ta linte futbollin, por një ofertë nga Turqia ia ndryshoi planet dhe i dha hov të ri karrierës. Biqkaj ndan përvojat e saj me futbollistet më të mira në Evropë dhe flet për jetën e përditshme në Trabzon, për sfidat dhe ëndrrën e saj të madhe në karrierë. Në fund, ndalet te çështja e pagave në futbollin e femrave, duke theksuar se edhe gratë meritojnë të paguhen sa burrat. Nuk mungon as momenti kur u befasua nga shpallja si golashënuesja e vitit në Kosovë – një tjetër trofe i merituar në një karrierë që premton ende shumë.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e radhës të “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i Cluj dhe i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica. Ai ndau me publikun rrëfimin e tij që nis me famën e hershme në rrjetet sociale si “CR7 i Rahovecit” dhe lidhjen e veçantë që e lidhi me Nderim Nexhipin që nga moshat e reja. Korenica foli për het-trikun ndaj Tiranës, golin historik në garat evropiane për Prishtinën, dhe ndikimin e madh që pati trajneri Ilir Daja në zhvillimin e tij te Ballkani. Ai tregoi për periudhën në Turqi te Manisa dhe vendimin për t’u rikthyer sërish në futbollin vendor. Në një rrëfim të ndjeshëm, Korenica flet për momentin më të vështirë të jetës – sëmundjen e babait – që e vuri përballë vendimit për ta lënë edhe futbollin. Ai ndalet edhe te transferimi te Cluj, një klub që e kishte kërkuar edhe më herët, dhe ndan prapaskenat e kësaj lëvizjeje. Në fund, foli për përjetimet me fanellën e Kosovës, momentet më të veçanta dhe lojtarët me të cilët kishte lidhje të veçantë në fushë. Një rrëfim i sinqertë, me shumë kthesa dhe vendime që e kanë formësuar karrierën e tij.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e radhës të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Lirim Kastrati, i cili ka përjetuar prapaskena interesante dhe sfida të vështira në karrierën e tij. Kastrati ndau me publikun rrëfime të sinqerta për rrugëtimin e tij, që nisi në mënyrë aspak të zakonshme – një video në YouTube i hapi dyert drejt futbollit kroat. Ai foli edhe për periudhën te gjiganti kroat Dinamo Zagreb, ku pati momente të shkëlqyera, por edhe kthesa të papritura. Nuk mund të mungonte edhe periudha te Kosova, ku e vlerëson ish përzgjedhësin Bernard Challandesin. Në fund ai foli për shoqërin dhe fjalët e Arijan Ademit legjendës së Dinamo Zagreb, ndërsa u ndal edhe te ofertat verore.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: ëëë.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
Në episodin e radhës te “Arena e Yjeve”, do të keni mundësinë të dëgjoni rrëfimin ekskluziv të trajnerit të njohur kosovar, Tahir Batatina, fitues i dy Kupave të Kosovës dhe një Superkupe me Llapin. Ai ndalet tek rrugëtimi i tij, duke treguar për dashurinë e madhe për futbollin, kohën kur mori pjesë në UÇK e më pas TMK, dhe sfidat e para si trajner i Llapit, ku ndeshjet e barazhit ishin vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Tahir Batatina flet hapur për sakrificat e mëdha të familjes së tij, që investoi miliona euro për të ngritur klubin e Llapit dhe për t’i kthyer atij lavdinë. Ai ndalet edhe tek momentet më të vështira, përfshirë periudhën kur, siç rrëfen vetë, “nuk dola nga shtëpia një javë” pas një disfate të dhimbshme. Por jo gjithçka ka qenë e errët – mesazhi i tij është plot optimizëm, ndërsa kujton gëzimin e madh të fitimit të trofeve dhe krenarinë që ka me talentët e shumtë që po rriten te Llapi. Batatina shpalos edhe besimin e palëkundur që ka te Mirlind Daku, sidomos përpara ndeshjes së madhe Shqipëri – Serbi.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: ëëë.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
Në episodin e radhës te “Arena e Yjeve”, do të keni mundësinë të dëgjoni rrëfimin ekskluziv të futbollistit të njohur kosovar, Valmir Sylejmani. Ai kujton debutimin e paharrueshëm në Bundesliga dhe momentin historik kur u bë lojtari më i ri që debutoi për Hannoverin, duke na treguar se si emocionet e para i kishin bërë të mos dëgjonte asgjë në minutat e para të ndeshjes. Mes kujtimeve të tij janë edhe ndeshjet së bashku te Gjermania U19 me emra si Leroy Sane, Tomo Werner, Julian Brandt e Jonathan Tah. Sylejmani shpalos gjithashtu momentet e vështira dhe sakrificat që ka bërë për të zgjedhur Kosovën në vend të pasaportës gjermane, që ndikoi gjatë karrierës së tij. Ai na flet për emocionet e ndeshjes përballë Bayern Munich në Allianz Arena dhe fjalët e Artur Vidal. Një tjetër moment i veçantë ishte edhe ndeshja lamtumirëse e Altin Lalës me Hannoverin, ku Valmiri kishte vendosur një premtim personal për të luajtur para tifozëve të tij.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: ëëë.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
Sami Boroci, drejtori sportiv i Prishtinës së Re, rrëfen në "Arena e Yjeve" rrugëtimin e tij të pazakontë në futboll – nga mbrojtës dhe mesfushor, përfundimisht si portier, pozitë që e mbajti pas ftesës nga grupmoshat e Kombëtares së Kosovës. Ai kujton momentin kur Milot Rashica i shënoi dy gola në ndeshjen e fundit, si dhe momente me bashkëlojtarët e njohur si Amir Rrahmani dhe Etrit Berisha. Boroci flet edhe për themelimin e klubit Prishtina e Re, zhvillimin e tij nga Shkëndija e Hajvalisë dhe sqaron ku do të luajnë ndeshjet në Superligë dhe si do të quhen zyrtarisht për shkak të çështjeve ligjore.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: ëëë.goldeneagle-ks.com
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
Sulmuesi i njohur Arb Manaj ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” prodhim i Telegrafit, ku ndau momente të rralla nga karriera dhe jeta personale. Ai tregoi për lëndimin që i ndërpreu ëndrrën te Dinamo Zagrebi, momentin shokues gjatë huazimit në Turqi, si dhe emocionet kur shënoi për Kosovën. Në një rrëfim prekës, Manaj foli për humbjen e babait nga forcat serbe dhe për sakrificat e nënës. Ai zbuloi se gjithmonë shënon më 4 prill, në kujtim të të atit. Përmendi ofertat që refuzoi nga Australia dhe Koreja për të ndjekur ëndrrën në Kroaci, si dhe përvojën në Kazakistan ku gjashtë muaj nuk kishte të drejtë loje në Kosovë. Në fund, ndau edhe një moment të veçantë – surprizën që i bëri ekonomit të Dritës për të ndjekur ndeshjen e Milanit në San Siro.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: www.goldeneagle-ks.com