
Në episodin e 63-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Armend Thaqi, një nga futbollistët më të qëndrueshëm dhe të respektuar të futbollit kosovar. Në një rrëfim të sinqertë dhe emocionues, Thaqi tregon historinë e tij nga fillimet në “Derbin e Anamoravës”, emocionet e fitores dhe dhimbjen e humbjes, deri te momentet më të rëndësishme që kanë përcaktuar rrjedhën e karrierës së tij. Ai zbulon se si pandemia e Covid-19 ia ndërpreu ëndrrën për debutim në arenën evropiane dhe si mori një vendim të guximshëm – duke thyer karantinën për të nënshkruar me Ballkanin, një hap që më vonë rezultoi vendimtar për suksesin e tij. Thaqi ndalet edhe te bashkëpunimi me trajnerin Ilir Daja, duke treguar me humor dhe respekt se si analizat e ndeshjeve zgjatnin deri në dy orë, por pikërisht ajo përpikëri e solli klubin në majat e futbollit kosovar dhe evropian. Nëpërmjet kujtimeve të thella, sfidave dhe momenteve reflektuese, Armend Thaqi sjell një histori inspiruese për disiplinën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj futbollit, duke e përshkruar çdo ndeshje si një kapitull të veçantë të jetës së tij sportive.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com