Home
Categories
EXPLORE
Music
True Crime
Society & Culture
Comedy
History
Education
Fiction
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
Loading...
0:00 / 0:00
Podjoint Logo
PA
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts211/v4/a6/ba/02/a6ba02e5-c2d5-86b0-7876-7694b32fd810/mza_5005811814897792061.jpg/600x600bb.jpg
TIA Podcast
Led Azemaj
7 episodes
6 days ago
https://ionweb.synergize.co/
Show more...
Spirituality
Religion & Spirituality
RSS
All content for TIA Podcast is the property of Led Azemaj and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
https://ionweb.synergize.co/
Show more...
Spirituality
Religion & Spirituality
Episodes (7/7)
TIA Podcast
DIL NGA SHPELLA: Fundi i Kurthit të Rimishërimit Nga Howdie Mickoski | 1/ Hëna e Korrjes

Shënim nga autori: Kushdo që mund të thotë se ai e di me siguri se çfarë ndodh pasi ne të vdesim, ose si dhe pse ky univers u krijua, është duke gënjyer. Gjithçka që dikush mund të paraqesë janë fusha të studiuara mirë, të moduluara nga përvoja personale, që ndajnë një tezë të mundshme. Unë po bëj të njëjtën gjë këtu. Unë nuk i di me siguri këto përgjigje, por me vitet e mia kërkimore e ndjej se po afrohem. Vetëm pasi ngjarja ime e tranzicionit të ndodhë unë do ta di se sa teza ime përputhej me realitetin. Unë bëj disa pretendime shumë intensive për realitetin në këtë libër. Kjo nuk do të thotë se unë e miratoj “largimin” herët nga realiteti. Ky libër synon të ndihmojë njerëzit të shqyrtojnë dhe kuptojnë një sferë komplekse iluzionare, dhe të inkurajojë që koha të përdoret në dispozicion për të parë të gjitha truket dhe mashtrimet që mbahen në të. Të “largohesh herët” merr tej më shumë kohë përgatitjeje që mund të kërkohet për të dalë siç duhet. Megjithëse kjo sferë dhe përvojë mund të jetë e vështirë, sugjerimi im është që koha në një formë fizike të përdoret për të vazhduar gërmimin në të gjitha gjurmët e njohurive në dispozicion, për të gjetur mënyra për të qënë me vlerë për të tjerët dhe natyrën, dhe për të qënë sa më në ekuilibër që të jetë e mundur. Pjesa tjetër do të kujdeset vetë. Ndiq autorin në Youtube: ‪@howdiemickoskitalks‬ Uebsajti: https://howdiemickoski.com/ Kapitulli i parë i librit DIL NGA SHPELLA: Fundi i Kurthit të Rimishërimit (Hëna e Korrjes) nga Howdie Mickoski Shkarko librin këtu: DIL NGA SHPELLA nga Howdie Mickoski | Ionweb

Show more...
6 months ago
1 hour 1 minute 19 seconds

TIA Podcast
Kybalion, Filosofia Hermetike | Audioliber Shqip, P1

"Ndërsa Gjithçka është në GJITHËSI, është po aq e vërtetë se GJITHËSIA është në Gjithçka. Për atë që e kupton me të vërtetë këtë të vërtetë ka ardhur njohuri madhështore." -Kybalion Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
2 hours 27 minutes 38 seconds

TIA Podcast
Kush Jam Une? nga Sri Ramana Maharshi

Një libër i vogël, kujtues i natyrës sonë Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
30 minutes 40 seconds

TIA Podcast
Jnana Gita nga Jiri Vacek | Vetë-Realizimi | Audiolibër i Plotë Shqip

Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, të pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar. Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon." Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim: "Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë." Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
55 minutes 50 seconds

TIA Podcast
Mësimet e Panjohura të LAO TZU nga Hua Hu Ching | Audiolibër i Plotë Shqip

Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar rreth mistereve të shumta të universit, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore. Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81] Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
1 hour 40 minutes

TIA Podcast
Adyashanti: Fundi i Botës Tënde | Audiolibër Shqip | P1

Bisedë E Drejtpërdrejtë E Pacensuruar Mbi Natyrën E Iluminizmit Informacioni që ekziston për jetën pas zgjimit zakonisht nuk bëhet publik. Më shpesh ndahet vetëm midis mësuesve shpirtërorë dhe studentëve të tyre. Problemi me këtë qasje është se, shumë njerëz tani po përjetojnë këto momente zgjimi dhe ka shumë pak mësimdhënie koherente në dispozicion për ta. Në këtë kuptim, ky libër ka për qëllim të jetë një mikpritje për atë botë të re, atë gjendje të re të unitetit. Në kohët e lashta, njerëzit që kishin këtë përvojë hynin në mjedise të mbrojtura si manastiret - vende ku ata përreth tyre do ta kuptonin. Ata do të futeshin në një qeli të vogël të bukur dhe do të liheshin vetëm për ta lënë procesin të ndodhte. Ata patën fatin të përjetonin zgjimin në një kontekst në të cilin ai kuptohej, shihej si normal dhe duke pasur parasysh hapësirën që kërkonte. Në shoqërinë e sotme, shumica prej nesh që i kemi këto realizime nuk po jetojmë në manastire; ne nuk jemi në një mjedis veçanërisht mbështetës. Në fakt, në shoqërinë tonë është e mundur të kesh një realizim të mahnitshëm të shtunën dhe të rikthehesh në zyrë të hënën në mëngjes. Nëse mendja juaj është ende e fryrë nga lumturia, kjo mund të jetë shumë çorientuese! Megjithatë, është realiteti i situatës në të cilën jetojmë. Shumica e njerëzve modernë nuk e kanë luksin të ulen në një shpellë për disa muaj dhe t'i lënë gjërat të lëkunden natyrshëm. Kjo është gjendja e botës sonë dhe mund të jetë një sfidë për disa njerëz.

Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
2 hours 1 minute 47 seconds

TIA Podcast
Esenca e Ashtavakra Gitës nga Ramesh Balsekar | Audiolibër i Plotë Shqip

Ekziston një traktat i lashtë në Sanskritisht, disa studiues e konsiderojnë atë më të vjetër se Bhagavad Gita, i quajtur Ashtavakra Gita, i cili përbëhet nga një dialog midis të urtit Ashtavakra dhe nxënësit të tij Mbretit Janaka. Ashtavakra Gita nuk është pothuajse aq i njohur sa Bhagavad Gita për vetë arsyen se është aq i qartë dhe i paqartë saqë nuk i përshtatet dredhjeve dhe kthesave të kërkuara nga komentuesit për të justifikuar parazotërimet e tyre filozofike ose prirjet shpirtërore. Ai përmban deklarata jashtëzakonisht autoritative dhe pohime të qarta, të bazuara në mënyrë të dukshme në përvojën dhe bindjen intuitive saqë mohon dhe shfuqizon plotësisht çdo përpjekje për zgjuarsinë ekzegetike apo akrobaci intelektuale. Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/

Show more...
9 months ago
2 hours 36 minutes 51 seconds

TIA Podcast
https://ionweb.synergize.co/