
Në librin “Demokracia dhe totalitarizmi”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 1993 dhe 2018, filozofi Claude Lefort shtjellon konceptet e tij të demokracisë dhe të totalitarizmit duke analizuar statusin e ndryshëm të pushtetit në këto dy sisteme. Demokracia si sistem i hapur që shpik ose zbulon në vazhdimësi vetveten, i kundërvihet totalitarizmit si sistem i mbyllur i qëllimeve dhe i zbatimit të programeve politike të vendosura njëherë e përgjithmonë që i imponohen shoqërisë. Për të biseduar rreth këtij libri na bashkohet përkthyesi i tij, profesori i filozofisë dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Muhamedin Kullashi.