
Në episodin e parë të podcastit "Përballje” në Telegrafi.com, i ftuar ishte Uranik Begu, drejtor i “Plug and Play Tech Center” për Evropën Juglindore. Ai theksoi se Kosova ka potencial të madh në inovacion, teknologji dhe inteligjencë artificiale, por mungon strategji dhe mbështetje institucionale. Begu paralajmëroi për një vakuum institucional të krijuar nga mungesa e politikave të qëndrueshme dhe rënia e mbështetjes së donatorëve.
Ai krahasoi situatën me Shqipërinë, e cila po avancon me projekte si Piramida e Tiranës, Plug and Play dhe shkolla “42”. Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në infrastrukturë teknologjike, aftësim profesional dhe përkrahje për startapet.
Begu bëri thirrje për veprim të shpejtë strategjik, duke vlerësuar rininë, internetin dhe diasporën si përparësi kryesore. Ai theksoi se për zhvillim të qëndrueshëm nevojiten investime në aftësim dhe kapital.
Mbështetur nga:
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisquality/