Home
Categories
EXPLORE
Education
History
Business
True Crime
News
Technology
Society & Culture
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
Loading...
0:00 / 0:00
Podjoint Logo
UA
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts112/v4/9a/57/9d/9a579d8d-feb5-acbb-2096-a69a515c0488/mza_12021618701036462809.jpg/600x600bb.jpg
Një Libër e Një Bisedë
Sara
19 episodes
1 week ago
💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar! Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisedepod
Show more...
Books
Arts
RSS
All content for Një Libër e Një Bisedë is the property of Sara and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar! Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisedepod
Show more...
Books
Arts
Episodes (19/19)
Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: Panairi 2024 dhe çmimet e librave

💌 Dy javë më parë të gjithë ne, adhuruesit e librave, vizituam Panairin e Librit 2024 në Tiranë. Mirëpo shumë prej jush më thatë që u zhgënyet nga organizimi dhe mbi të gjitha, çmimet e librave!

Sot flasim për panairin tonë të librave dhe si krahasohet me organizimet e tjera në rajon. Dhe sigurisht që diskutojmë dhe uljet që ofruan shtëpitë botuese, por jo vetëm. Bëhuni gati se kemi shumë për të folur. 🧚🏻‍♀️

  • Çkemi!: (00:00 - 02:33)
  • Panairet ndërkombëtare dhe ne: (02:33 - 05:30)
  • Çmimet e librave: (05:32 - 15:01)
  • Një panair libri me aktivitete: (15:03 - 20:13)
  • Pikat kyçe: (20:15 - 22:38)
  • Mbyllja: (22:40 - 25:08)

Librat që u përmendën:

  1. Seria e ‘The Lunar Chronicles’ nga Marissa Meyer

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: ⁠www.instagram.com/njeliberenjebisede/⁠ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
6 months ago
25 minutes 8 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: A ka ardhur fundi i librave të ACOTAR-it?

☁️ Çkemi, më mbani mend mua? Më në fund rikthehem me një episod të ri, këtë herë mbi mendimet tuaja kundra rrymës. Sepse ju nuk jeni si vajzat e tjera ;)

Sot flasim për ACOTAR-in, librat e frikshëm të dark romance, nëse librat klasikë janë aq të mirë sa i konsiderojnë dhe shumë të tjera. Shpresoj t’ju pëlqejë! Puç puçç 🧚🏻‍♀️🖤💫✍🏻


  • ​Ku kam qënë?!: (00:00 - 07:57)
  • ​Seria e ACOTAR-it: (07:59 - 14:03)
  • ​Kategoria e Dark Romance: (14:05 - 17:36)
  • ​Mbi librat klasikë: (17:38 - 20:56)
  • ​BookTok-u dhe librat e tij: (20:58 - 25:41)
  • ​Mbyllja: (25:43 - 26:46)


Librat që u përmendën:

  1. ​Seria e ‘The Lunar Chronicles’ nga Marissa Meyer
  2. ​Happy Place nga Emily Henry
  3. ​The Poppy War nga R.F. Kuang
  4. ​Magnolia Parks nga Jessa Hastings
  5. ​A Court of Thorns and Roses nga Sarah J. Maas
  6. ​A Court of Silver Flames nga Sarah J. Maas
  7. ​Haunting Adeline nga H.D. Carlton
  8. ​The Ritual nga Shantel Tessier
  9. ​It Ends With Us nga Colleen Hoover
  10. ​Powerless nga Lauren Roberts
  11. ​Fourth Wing nga Rebecca Yarros


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: ⁠www.instagram.com/njeliberenjebisede/⁠ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
7 months ago
26 minutes 45 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Një Hot Girl Autumn plot me libra

🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave. 🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë!


  • Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42)
  • Librat që duhet të lexosh këtë vjeshtë: (03:44 - 24:02)
  • Librat që duhet të lexoj unë këtë vjeshtë: (24:04 - 30:04)
  • Faleminderit!: (30:06 - 31:10)


Librat që u përmendën:

  1. Historiania nga Elizabeth Kostova
  2. Drakula nga Bram Stoker
  3. The Serpent and the Wings of Night nga Carissa Broadbent
  4. Unë Jam e Kuqja nga Orhan Pamuk
  5. Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig
  6. Caraval nga Stephanie Garber
  7. The Cruel Prince nga Holly Black
  8. Librat e Harry Potter nga J.K. Rowling
  9. Net të Bardha nga Fjodor Dostojevski
  10. Portreti i Dorian Greit nga Oscar Wilde
  11. Qiell nga Mieko Kawakami
  12. Ninth House nga Leigh Bardugo
  13. A Curse For True Love nga Stephanie Garber


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/


Show more...
1 year ago
31 minutes 10 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Lexova librin më të rekomanduar nga ju!

Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤 Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin. Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin <3

  • Çkemi!: (00:00 - 01:49)
  • Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]: (01:51 - 08:30)
  • Dualiteti i Raskolnikovit: (08:32 - 17:50)
  • Raskolnikovi vs. Porfiri: (17:52 - 23:10)
  • Po personazhet e tjerë?: (23:12 - 25:50)
  • Faleminderit!: (25:52 - 26:40)

Libri që u përmend: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ <3


Show more...
1 year ago
26 minutes 45 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n

Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞

Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi <3


  • Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11)
  • Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11)
  • Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36)
  • Çfarë nuk na pëlqeu?: (21:38 - 25:28)
  • Personazhi i preferuar: (25:28 - 35:06)
  • Personazhi më pak i preferuar: (35:08 - 37:18)
  • Cilët aktorë duhet të zgjidhen për filmin?: (37:20 - 47:53)
  • Faleminderit Adela!: (47:55 - 48:43)
  • Ciao <3: (48:45 - 49:29)

Librat që u përmendën:

  1. Happy Place nga Emily Henry
  2. Ne Jemi Gjithçka nga Nicola Yoon
  3. Mos Mbill Urrejtje nga Angie Thomas
  4. Biseda mes Miqsh nga Sally Rooney

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
1 year ago
49 minutes 28 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...

Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates…

Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë <3


  • Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19)
  • Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39)
  • Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04)
  • Çfarë është një ngërç leximi?: (14:06 - 15:47)
  • Libri që më shëroi: (15:49 - 24:05)
  • Mbyllja: (24:07 - 24:53)


Librat që u përmendën:

  1. Zgjedhja nga Dr. Edith Eger
  2. Forca e Faktit nga Dr. Hans Rosling
  3. Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles
  4. Fourth Wing nga Rebecca Yarros


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
2 years ago
24 minutes 53 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë...
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë. Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍 Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe princi: (02:23 - 14:00) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe ngjarjet traumatike: (14:02 - 21:18) Mençuri apo Dinakëri?: (21:20 - 24:22) Një Mijë e Një Net dhe Vëllezërit Grim: (24:24 - 29:00) Librat që do të doja të kisha lexuar: (29:02 - 30:28) Mbyllja: (30:30 - 31:18) Librat që u përmendën: E Bukura e Dheut dhe Princi nga Populli E Bukura e Dheut nga Populli [E marrë nga libri Prralla Popullore Shqiptare nga Instituti i Shkencave] Një Mijë e Një Net nga Populli Arab Na ishte njëherë nga Vëllezërit Grim Përrallat e Andersenit nga Hans Christian Andersen Tregime Mitologjike nga Shtëpia Botuese Dituria Balada e Akilit nga Madeline Miller Seria Harry Potter nga J.K. Rowling Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Show more...
2 years ago
31 minutes 18 seconds

Një Libër e Një Bisedë
BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias

Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër).


Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo 🤍



Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
2 years ago
3 minutes 26 seconds

Një Libër e Një Bisedë
1 vit bashkë + një nga librat e mi të preferuar!
Një Libër e Një Bisedë mbushi një vit dhe nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur! 🤍 Me këtë rast vendosa që mbase për herë të parë këtë vit të flisja vetëm për një libër dhe jo më shumë… Bashkë sot bisedojmë mbi Lufta dhe Paqja të Lev Tolstoit dhe shumë nga veçoritë e mia të preferuara nga kjo kryevepër letrare 💌 1 vit bashkë + Lufta dhe Paqja : (00:00 - 04:32) Paralelizmat e Tolstoit: (04:34 - 12:35) Ndërtimi i personazheve: (12:37 - 15:32) Princ Andrea: (15:34 - 18:37) Pjeri: (18:39 - 25:29) Natasha: (25:31 - 32:03) Epilogu dhe më tej: (32:05 - 35:06) Faleminderit: (35:08 - 36:44) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Show more...
2 years ago
36 minutes 43 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: Sa libra duhet të lexojmë në vit?
E ke parasysh kur sheh ndonjë person në youtube ose instagram duke thënë: “Vitin e kaluar lexova mbi 180 libra!” dhe në atë moment të duket sikur po të bie gjithë presioni i botës mbi supe??? Apo jam vetëm unë… Nejse, kot për muhabet sot zbulojmë bashkë se çfarë thotë shkenca mbi numrin e librave që duhet të lexojmë në vit. Kemi dhe disa të ftuar specialë: JU. Ose më saktë ju që iu përgjigjët pyetjeve të mia në Instagram <3 Thank you, ju dua! Intro: (00:00 - 02:16) Pse është e rëndësishme të lexosh?: (02:18 - 06:58) Sa libra duhet të lexosh në vit?: (07:00 - 12:01) Pse nuk duhet të krahasojmë?: (12:03 - 14:07) Mbyllja: (14:09 - 22:50) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Show more...
2 years ago
15 minutes 28 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Shadow and Bone apo Daisy Jones & The Six?

Këto kohë sikur jemi bombarduar me një numër serialesh me histori të përshtatur nga libra - po për ne s’është problem fare 🥳 Në këtë episod bisedojmë bashkë mbi dy seriale që kanë dalë së fundmi prej fenomeneve që janë “Shadow and Bone” nga Leigh Bardugo 🌚🌝 dhe “Daisy Jones & The Six” nga Taylor Jenkins Reid 🎸🎼


  • Intro: (00:00 - 02:36)
  • Shadow and Bone: (02:38 - 17:34)
  • Daisy Jones & The Six: (17:36 - 28:17)
  • Përfundimi im: (28:19 - 29:28)
  • Mbyllja: (29:30 - 30:37)


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
2 years ago
30 minutes 36 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Colleen Hoover: Ja vlejnë librat e saj apo jo?

Besoj se tanimë të gjithë e njohim Colleen Hoover. Por, a është buja e librave të saj e justifikuar? Pikërisht për këtë dhe më shumë bisedoj me ju në episodin e sotshëm 📚 Kush është Colleen Hoover?; Si shkruan ajo?; A e meriton famën por edhe urrejtjen që e ka rrethuar këto dy vite? Mos harro të ndash me mua mendimin tënd duke u përgjigjur pyetjes në Spotify ose duke më shkruar në Instagram 🤍✨

  • Intro: (00:00 - 01:00)
  • Kush është Colleen Hoover?: (01:02 - 06:17)
  • S’ka Shpresë: (06:19 - 18:27)
  • Dashuri e Shëmtuar: (18:29 - 25:06)
  • Veriti: (25:08 - 29:05)
  • A ja vlen Colleen Hoover?: (29:07 - 34:02)
  • Mbyllja: (34:04 - 35:00)


Librat që u përmendën:

  1. S’ka Shpresë nga Colleen Hoover
  2. Mbaron Me Ne nga Colleen Hoover
  3. Dashuri e Shëmtuar nga Colleen Hoover
  4. Veriti nga Colleen Hoover


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
2 years ago
35 minutes

Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: Pse urrehen librat romancë?

Gëzuar Shën Valentinin të dashuruar <3<3<3 Kot për muhabet sot do bisedojmë mbi librat romancë dhe pse paragjykohet kaq shumë kjo kategori e shkretë. Muhabeti shkon nga librat me meshkujt gjysmë të zhveshur në kopertinë dhe deri te skenat e famshme smut… Faleminderit personave që më ndihmuan me këtë episod duke i përgjigjur pyetjeve të mija në Instagram! Love you <3

  • Intro: (00:00 - 03:26)
  • Çfarë dua të them me kategorinë romancë?: (03:28 - 07:16)
  • Portretizimi jo-realist i lidhjeve romantike: (07:18 - 15:31)
  • Mënyra e të shkruarit: (15:33 - 19:07)
  • Mbyllja: (19:09 - 22:50)


Librat që u përmendën:

  1. Seria “Dreamland Billionaires” nga Lauren Asher
  2. Libri i Verës nga Emily Henry
  3. Njerëz Normal nga Sally Rooney
  4. Everything I Know About Love nga Dolly Alderton
  5. Isla and the Happily Ever After nga Stephanie Perkins
  6. Lufta dhe Paqja nga Lev Tolstoi
  7. 50 Hijet e Greit nga E.L. James


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
2 years ago
21 minutes 10 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Kot për Muhabet: Filmi apo Libri?

Gëzuar ditën e dielë <3<3<3

Ky mini-episod mund ta quaj, i dedikohet artit të përshtatjes së librave në filma ose seriale. E dimë të gjithë që librat janë shumicën e kohës më të bukur, por kush janë ata regjizorë që kanë dalë të suksesshëm në mendimin tim?

Këtu dhe unë nxjerr pak natyrën time fangirl kur flas për kryeveprën që është filmi Pride and Prejudice (Joe Wright, 2005) <3

Gjithmonë shumë faleminderit për fjalët e bukura që më dërgoni! <3

  • Intro: (00:00 - 05:02)
  • Si mos ta përshtatësh një libër në film: (05:04 - 12:18)
  • Si ta përshtatësh një libër në film: (12:20 - 18:35)
  • Si mund ta përshtatësh një libër në film: (18:37 - 22:18)
  • Mbyllja: (22:20 - 22:50)

Librat që u përmendën:

  1. E Mban Dot Një Të Fshehtë nga Sophie Kinsella
  2. Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
  3. Muzgu nga Stephanie Meyer

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

Show more...
2 years ago
22 minutes 50 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Ndjesë, po këta libra nuk ishin për mua
Çkemi, çkemi! E filloj këtë episod me një “ndjesë” pasi ti mund të jesh dikush që adhuron një ose më shumë prej titujve që unë vendosa të gjykoj sot :) Mos më urre shumë! Ky do të jetë episodi i fundit i këtij viti. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen që më keni treguar që prej momentit të parë që vendosa të krijoja Një Libër e Një Bisedë! Gëzuar festat dhe ju uroj një vit të ri të mrekullueshëm plot me energji pozitive! Intro: (00:00 - 02:06) If We Were Villians nga M.L. Rio: (02:08 - 09:29) Seria Shatter Me nga Tahereh Mafi: (09:31 - 19:20) The Silent Patient nga Alex Michaelides: (19:22 - 25:08) Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V.E. Schwab: (25:10 - 32:23) Dhe Nuk Mbeti Më Askush nga Agatha Christie: (32:25 - 36:40) Before the Coffee Gets Cold nga Toshikazu Kawaguchi : (36:42 - 40:56) Mbyllja: (40:58 - 41:31) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Show more...
2 years ago
41 minutes 31 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Paniku i Gjysmë-vitit 2022!

Episodi i sotëm është pak kaotik, por si gjithmonë nuk mbarojnë bisedat e ndryshme. Këtë rradhë flas për librat që më zhgënjyen dhe për ato që më kanë pëlqyer pa fund këto gjashtë muajt e parë të vitit. Janë dhe disa tituj që mund të më kenë bërë për të qarë… <3

  • Intro: (00:00 - 04:15)
  • Cili është libri i preferuar që ke lexuar deri tani?: (04:17 - 09:42)
  • Cili është libri më pak i preferuar që ke lexuar deri tani?: (09:44 - 11:15)
  • Cili është një botim i ri që sapo ka dalë por nuk e ke lexuar akoma?: (11:18 - 13:18)
  • Cili është libri që do dalë në gjysmën e dytë të vitit dhe mezi po pret të lexosh?: (13:20 - 15:46)
  • Cili libër ishte zhgënjimi më i madh?: (15:48 - 20:01)
  • Cili libër ishte i papritur?: (20:02 - 22:57)
  • Cili është autori yt i ri i preferuar?: (22:59 - 29:03)
  • Cili është crush-i yt i ri fiktiv/personazhi i preferuar?: (29:05 - 32:23)
  • Cili libër të bëri për të qarë?: (32:25 - 35:22)
  • Cili libër të bëri të lumtur?: (35:23 - 36:16)
  • Cili është libri më i bukur që ke blerë?: (36:18 - 38:37)
  • Cilat janë librat që do doje të lexoje deri në fund të vitit?: (38:39 - 41:56)
  • Mbyllja: (41:58 - 43:00)


Librat që u përmendën:

  1. The Inheritance Games Duology nga Jennifer Lynn Barnes
  2. Book Lovers nga Emily Henry
  3. All My Rage nga Sabaa Tahir
  4. Hajdutja e Librave nga Mark Zusak
  5. Project Hail Mary nga Andy Weir
  6. Libri i Verës nga Emily Henry
  7. Njerëz Normal nga Sally Rooney
  8. People We Meet on Vacation nga Emily Henry
  9. Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez
  10. The Night Circus nga Erin Morgenstern
  11. The Astonishing Color of After nga Emily X.R. Pan
  12. Everything I Know About Love nga Dolly Alderton
  13. Origin Story: A Big History of Everything nga David Christian
  14. Facebook: The Inside Story nga Steven Levy
  15. Piranesi nga Susanne Clark
  16. Alone With You in the Ether nga Olivie Blake

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
2 years ago
43 minutes

Një Libër e Një Bisedë
Një Hot Girl Summer plot me libra

Episodi i kësaj rradhe është plot me armiq në të dashur, emocione, dashuri verore dhe zhurmat e punimeve të pafundme të komshinjëve të mi.

Kujdes: Hot Girl Summer nuk është vetëm për gocat por është edhe për çunat! Nuk duhet të ndihet asnjë i veçuar <3


  • Intro: (00:00 - 03:43)
  • Librat që rekomandoj unë: (03:45 - 25:53)
  • Lista ime e verës: (25:55 - 37:41)
  • Titujt që dalin këtë verë: (37:43 - 43:25)
  • Mbyllja: (43:27 - 45:48)



Librat që u përmendën:

  1. People We Meet on Vacation nga Emily Henry
  2. Call Me By Your Name nga André Aciman
  3. Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V. E. Schwab
  4. Before the Coffee Gets Cold nga Toshigazu Kawaguchi
  5. The Summer I Turned Pretty Trilogy by Jenny Han
  6. Libri i Verës nga Emily Henry
  7. Malibu Rising nga Taylor Jenkins Reid
  8. The Stationery Shop nga Marjan Kamali
  9. Everything I Know About Love by Dolly Alderton
  10. Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez
  11. A Mund të Vij Tek Ti nga Marie Aubert
  12. Tulipanë të Vonuar nga Flutura Açka
  13. Carrie Soto is Back nga Taylor Jenkins Reid
  14. Book Lovers nga Emily Henry



Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
3 years ago
45 minutes 48 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Trekëndësh dashurie dhe një trashëgimi e papritur?! - The Inheritance Games

Në episodin e dytë bisedoj për një libër goxha të famshëm në komunitetin online të librave: The Inheritance Games. Dhe kur them bisedoj, dua të them që vërtet diskutoj të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mia pa filtra mbi këtë seri!  Trekëndëshi i dashurisë, vëllezërit Hawthorne dhe personazhet e padurueshëm janë vetëm disa nga temat që përfshin ky episod. <3 


  • Intro: (00:00 - 06:10)
  • Çfarë më pëlqeu?: (06:12 - 11:41)
  • Çfarë nuk më pëlqeu?: (11:43 - 25:41)
  • Vëllai Hawthorne i preferuar: (25:43 - 28:22)
  • Personazhi i preferuar: (28:24 - 30:41)
  • Personazhi më pak i preferuar: (30:43 - 33:38)
  • A do adaptohet në serial?: (33:40 - 37:28)
  • Dëgjo këto këngë duke lexuar: (37:30 - 39:55)
  • Mbyllja: (39:57 - 40:31)


Librat që u përmendën: 

  1. The Inheritance Games nga Jennifer Lynn Barnes
  2. The Hawthorne Legacy nga Jennifer Lynn Barnes

Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
3 years ago
40 minutes 30 seconds

Një Libër e Një Bisedë
Do të lexosh më shumë? Fillo me këto libra

Sot e fillojmë bashkë rrugëtimin e Një Libër e Një Bisedë me librat perfekt që çdo person duhet t’i lexoj për të rënë në dashuri me veprat e shkruara. Përmenden mbi 10 libra të larmishëm duke përfshirë Njerëz Normal nga Sally Rooney dhe Letër Babait nga Franz Kafka. Shpresoj që t’a pëlqeni episodin e parë të Një Libër e Një Bisedë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë udhëtim në botën e librave së bashku! <3 



  • Intro: (00:00 - 02:11) 
  • Romancë: (02:11 - 12:40) 
  • Fantazi: (12:40 - 19:04) 
  • Klasikë: (19:04 - 26:45) 
  • Fantashkencë: (26:45 - 29:00) 
  • Bashkëkohor: (29:00 - 34:28) 
  • Jo-fiktiv: (34:28 - 39:29) 
  • Mbyllja: (39:29 - 40:11) 


Librat që u përmendën: 

  1. People We Meet on Vacation nga Emily Henry 
  2. Kalorësi i Bronztë nga Paullina Simons 
  3. Six of Crows nga Leigh Bardugo 
  4. The Wrath & The Dawn nga Renée Ahdieh 
  5. Letër Babait nga Franz Kafka 
  6. Rrëfimi nga Lev Tolstoi 
  7. Project Hail Mary nga Andy Weir 
  8. Njerëz Normal nga Sally Rooney 
  9. Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig 
  10. Say Nothing: A True Story of Murder and Memory in Ireland nga Patrick Radden Keefe 
  11. Princesha nga Jean Sasson 


Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.


Show more...
3 years ago
40 minutes 11 seconds

Një Libër e Një Bisedë
💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar! Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisedepod