Fatos Shabani ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony Prifti në Top Albania Radio nëpërmjet lidhjes me telefon, ku ndau rrugëtimin e tij të pasur dhe të veçantë në industrinë muzikore. Ai tregoi se, përkundër sfondit të studimeve në arkitekturë në Prishtinë, pasioni për muzikën e ka shoqëruar që në fëmijëri, polinstrumentist dhe këngëtar, Fatos ka performuar në shumë grupe rock. Në vitin 2015, ai themeloi grupin Bystandr, me të cilin ka qenë aktiv në skenën rock të Kosovës dhe Shqipërisë.
Show more...