Sofokli Cali, sipërmarrës, barman dhe mjeshtër i koktejeve, shpjegon përmblimet e mëdha dhe të paparashikueshme që sjellin pasioni dhe guximi për të ëndërruar pa ndalim.
Episodi 78 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Redin Muçaj, sipërmarrës në sektorin e mikromobilitetit (ku bëjnë pjesë edhe monopatinat elektrike), flet për paligjshmërinë e vendimit për ndalimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve të transportit, si edhe për hapat që mund të ndërmerren për ta përmirësuar këtë sektor.Gjatë bisedës analizohen edhe masa të tjera që duket sikur synojnë pengimin e transportit elektrik në favor të mjeteve me djegie të brendshme dhe të industrisë së karburanteve.Episodi #77 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Aredi Sado, konsulent biznesi veteran, flet për praktikat e prapambetura të shumë sipërmarrësve shqiptarë, që të nxitur nga 'ethet e bixhozit', edhe vendime jetike i marrin me instinkt në vend të një analize normale.
Gjithashtu, Sado diskuton edhe strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila po shkon drejt një varësie thuajse të plotë ndaj turizmit.
Episodi #76 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Teologu orthodoks Dhimitër Qosja, pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, flet për rolin e besimtarëve si ndryshues dhe përmirësues të botës – diçka që shkon përtej lutjeve dhe ritualeve fetare, duke e shpalosur besimin si një frymë e gjallë në sferën tokësore.
Gjithashtu, ai reflekton mbi padrejtësitë në botë dhe humbjen e kuptimit të dimensionit hyjnor-njerëzor si pasojë e lakmisë dhe shpërfilljes së shpirtërores nga disa prej ideologjive në fuqi.
E megjithatë – vëren Qosja – këto nuk arritën të krijojnë asnjë parajsë artificiale, pavarësisht predikimeve të dishepujve të materializmit.
Redi Muçi, deputet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë nga Lëvizja Bashkë, flet për synimet, pritshmëritë, abuzimet në inforimin publik dhe vijat e kuqe të aktivitetit parlamentar dhe aktivizmit qytetar.
Episodi #74 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts, të dielën, ora 19:00.
Gazetari Ervin Koçi analizon dorëzimin e shoqërisë shqiptare përballë të keqes dhe humbjen e besimit dhe fuqisë reaguese, që nga shoqëria civile si koncept më i gjerë qytetar e deri te veprimtaria dhe demokracia e brendshme e OJQ-ve
Imagjinata rreth Historisë së Shqipërisë dhe ndjekja e miteve në vend të fakteve qëndron në thelb të kësaj bisede me Doan Danin, historian, autor dhe kërkues shkencor në Universitetin e Montrealit. Dani shpjegon sesi ideologjia dhe impulset nacionaliste kanë shpikur një histori të romantizuar të shqiptarëve, duke sakrifikuar të vërtetën për hir të dëshirave.
Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji flasin për gërshetimin e muzave krijuese, për projektet e reja në horizont, për vendosmërinë, modestinë dhe sakrificën në përmbushjen e një qëllimi artistik, si edhe për guximin e domosdoshëm që brezat e rinj të muzikantëve shqiptarë duhet të kenë nëse duan që jetën e tyre t’ia përkushtojnë muzikës.
Ditmir Bushati, politikan dhe ekspert me përvojë shumëdimensionale në diplomaci dhe në integrimin europian, gjithashtu, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, diskuton mbi anomalitë dhe rreziqet rreth politikëbërjes së vendit si dhe për hapat e domosdoshëm drejt një të ardhmeje, në mos ideale, të paktën normale dhe të dinjitetshme.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, flet për idealet që mbajnë gjallë projektin europian në një botë që ndryshon me shpejtësi, si edhe për rrugën sfiduese të Shqipërisë drejt anëtarësimit — nga domosdoshmëria e pashmangshme e Reformës në Drejtësi te nevoja për më shumë progres dhe llogaridhënie.
Drini Imami, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ekspert i ekonomisë dhe i zhvillimit rural, paralajmëron për rrugën drejt tatëpjetës që kanë marrë fshati shqiptar dhe prodhimi vendas – diçka që shoqërohet edhe me rreziqe serioze rreth sigurimit të ushqimit dhe shëndetit publik në Shqipëri.
Neritan Sejamini, analist i politikave publike dhe autor i emisionit "Thjesht" në A2 CNN, shpjegon ngritjen dhe fuqinë ndërkombëtare të strukturave kriminale shqiptare, teksa paralajmëron për pushtimin e vendit nga pushteti i kokainës.
Olindo Shehu, Zëvendës CEO i Deloitte për Europën Qendrore flet për cilësitë, zgjedhjet e vështira dhe vendimet e guximshme që përcaktojnë rrugën e një udhëheqësi.Gjithashtu, ai vë në dukje edhe disa nga gabimet dhe mëkatet më të mëdha të cilat e pengojnë një drejtues që të bëhet lider i vërtetë.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Web: https://www.a2cnn.comApp: https://www.a2cnn.com/appFacebook: / a2cnnInstagram: / a2cnnTwitter: / a2_news#ErvinQafmolla #ElefantineDhome #A2CNN #Shqipëri
Vincenzo Giannattasio, strategjist i dizajnit, ekspert marketingu dhe DJ – i njohur në rrethet intelektuale-alternative të Tiranës me emrin e luftës "Truman" – tregon sesi u bë qytetar i Tiranës prej 15 vjetësh dhe praktikisht gjysmë-shqiptar.
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci reflekton mbi arsyet dhe pasojat e fitores së madhe të Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare, për rolin e shoqërisë civile shqiptare, e cila duket sikur më së shumti e ka humbur busullën, si dhe për të nesërmen jetike të partive të reja.
Arkitekti dhe studiuesi i trashëgimisë Kreshnik Merxhani flet për dinjitetin e arkitekturës, për rëndësinë e trashëgimisë në identitetin kombëtar, si edhe për eklipsimin e traditës së vërtetë nga fetishizimet romantike nacionaliste.
Psikoterapisti Neli Demi flet për shëndetin mendor të burrave, për vuajtjet e tyre të heshtura dhe pasojat serioze të mosballafaqimit me dhimbjen.
Në një realitet që përherë e më shumë largohet nga tradita për të përqafuar progresin dhe teknologjinë, Demi eksploron edhe problemet dramatike që bota moderne shkakton për mendjen e njeriut që e gjen veten larg e më larg natyrës.
Arkitekti dhe studiuesi i trashëgimisë Kreshnik Merxhani flet për dinjitetin e arkitekturës, për rëndësinë e trashëgimisë në identitetin kombëtar, si edhe për eklipsimin e traditës së vërtetë nga fetishizimet romantike nacionaliste.
Rael Hoxha, muzikant dhe poet, diskuton për lirinë nga prangat e padukshme, për hipnotizimin e masave nga teknologjia e informacionit, për krijimtarinë dhe aktivizmin artistik.
Imam Saimir Ismaili, Drejtor i Trashëgimisë i Institutit Konak, diskuton mbi historinë e tarikateve në Shqipëri, formulimin e traditës së këtyre vëllazërive shpirtërore brenda Islamit, si edhe keqkuptimet dhe shthurjet e kohëve tona.
ELEFANTI NË DHOMË #60 hidhet në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts të dielën në orën 17:00.