Në episodin e radhës të podcast-it “What You(th) Doing?”, ndalemi për të reflektuar si ndikon teknologjia tek mirëqenia jonë e brendshme.
Me titullin “Lodhja Digjitale: Pse truri yt ka nevojë për “”Airplane Mode”, një bisedë e sinqertë dhe reflektuese e moderuar nga dy anëtaret tona të Blueprint, Ema dhe Empa, eksplorojnë: A është teknologjia një ndihmë apo barrë për shëndetin tonë mendor? Si ndikojnë pajisjet digjitale në ndjeshmërinë dhe emocionet tona? Dhe mbi të gjitha: si ruajmë kujdesin ndaj vetes, kur gjithçka ndodh “online”?
Në një epokë ku edhe ndjeshmëria po algoritmizohet, ky episod fton të rinjtë të mendojnë kritikisht për rolin e teknologjisë në shëndetin e tyre, jo për ta demonizuar, por për ta kuptuar me vetëdije.
Dëgjojeni episodin për një reflektim të thellë dhe të ndershëm mbi empatinë, ekranet dhe emocionet.