Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
Sports
History
Fiction
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts115/v4/f6/d3/88/f6d3889e-dffd-b84a-71e7-95cf061d7ed9/mza_11563088064959241847.jpg/600x600bb.jpg
Urgjenca Gjuhesore
Gjovalin Shkurtaj
31 episodes
1 month ago
Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve.
Show more...
Society & Culture
RSS
All content for Urgjenca Gjuhesore is the property of Gjovalin Shkurtaj and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve.
Show more...
Society & Culture
Episodes (20/31)
Urgjenca Gjuhesore
Françesko Solano - Filolog e Gjuhëtar i Shquar Arbëresh
Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve.
Show more...
5 years ago
7 minutes 40 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Martin Camaj - Figurë e shquar e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Martin Camaj - Figurë e shquar e gjuhës dhe letërsisë shqipe by Gjovalin Shkurtaj
Show more...
5 years ago
12 minutes 2 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Hamit Boriçi në 90 vjetorin e lindjes
Prof. Hamit Boriçi është një figure e rrallë, me një kontribut e me ndihmesa të mëdha, me dije të gjera, me përvojë sa të gjatë aq edhe të mbushur me veprimtari të gjerë. Një gazetar i shquar, drejtues i mediave, dhe veprimtar shoqëror i spikatur. Autor i shumë librave themelor për gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.
Show more...
5 years ago
11 minutes 53 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Aleksandër Xhuvani: Figurë e ndritur e kulturës dhe gjuhës shqipe
Çdo 13 Mars, bota e kulturës dhe kërkimore shqiptare përkujton me nderim të thellë ditëlindjen e Aleksandër Xhuvanit. Që është një nga personalitetet e shkencës e të dijes shqiptare. Veprimtaria dhe ndihmesat e gjithanshme të Aleksander Xhuvanit, qëndrojnë në themelet e gjuhësisë dhe të shumë disiplinave të tjera shkencore kombëtare shqiptare.
Show more...
5 years ago
7 minutes 49 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 27 - Shqipja Dhe Sfidat E Saj
Emisioni 27 - Shqipja Dhe Sfidat E Saj by Gjovalin Shkurtaj
Show more...
6 years ago
13 minutes 46 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 26 - Gëzuar 7 Marsin
Sa herë vjen 7 Marsi mendja na shkon më së pari te mësuesja e klasës së parë, te klasa ku shkelëm për së pari të ndrojtur e me mallëngjimin se po ndaheshim nga lodrat e përkëdhelitë amnore, por edhe me ëndjen e kureshtjen për të filluar udhën e dijes. Emrat dhe kujtimet për mësuesit në kujtesën e ish-nxënësve janë si delikat e çmueshme në muzeume, si dëftesat e diplomat e shkollimit, të cilat në çdo 7 Mars na kujtojnë edhe vargjet e pavjetërsueshme të poetit Llazar Siliqi, që ka shkruar: "Edhe kur flokët do të na i mbulojnë thinjat, Në mend do të sjellim një emën nderues, Emnin e bukur porsi fëminija, Emnin e thjeshtë e të madh: Mësues". Gëzuar 7 Marsin !
Show more...
7 years ago
7 minutes 5 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 25 - Shën Valentini
Kjo festë e bukur, e quajtur edhe dita e të dashuruarve, ashtu si shumëkund në Evropë e në mbarë botën, po merr përmasat dhe cilësimet e një feste të bukur, e një festë të të rinjve dhe, është tashmë një gjë e bukur se, kur vjen 14 shkurti, bashkë me dhurata simbolike, këngëzon edhe gjuha me urimin tashmë të rrënjosur: Gëzuar Shën Valentinin! Gëzuar festën a ditën e të dashuruarve!
Show more...
7 years ago
4 minutes 23 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 24 - Roli i mediave për mbarëvajtjen e mëtejshme të gjuhës shqipe
Emisioni 24 - Roli i mediave për mbarëvajtjen e mëtejshme të gjuhës shqipe by Gjovalin Shkurtaj
Show more...
7 years ago
9 minutes 21 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 23 - Si Thuhet? Prurje të reja të shqipes së shkruar dhe të folur
Pra, në bisedën e sotme dhe në vazhdim, do të flasim për kahet dhe përmasat e prurjeve të reja të shqipes së shkruar e të folur, duke vënë në peshoren e një gjykimi sa më të ftohtë e objektiv, të asaj që bie ndesh me normën e kodifikuar dhe që, sidoqoftë, edhe nëse do të vazhdojmë ta quajmë “shkelje”, duhet jo vetëm ta kundrojmë e ta përfillim, po edhe të përpiqemi ta shpjegojmë e të nxjerrim edhe mësimet e nevojshme normativizuese. Për sot, sa për ta shtruar diskutimin, po lejohem të përmend, po edhe të kërkoj me mirësjellje edhe mendimin tuaj për disa prej dysorëve që përbëjnë shkelje të nomës së sotme, por që,mesa duket, po marrin përmasa të gjera dhe, kushedi, ndoshta edhe duhet t’u kthehet me më shumë vëmendje gjuhësia shqiptare.
Show more...
8 years ago
8 minutes 55 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 22 - Gjuha Shqipe në Maqedoni
Gjuha shqipe për shqiptarët e Maqedonisë është si rrezet e diellit botën e gjallë. Pa njohur gjuhën shqipe dhe vlerat e shqiptarisë për shqiptarët e Maqedonisë, ai vend nuk do të ketë kurrë qetësi e mbarësi. Njëra nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit ishte ajo “Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Themelet e shteteve demokratike nuk rrënohen nga njohja e të drejtave të ligshme të qytetarëve të vet, jo vetëm në raste si i shqiptarëve të Maqedonisë që janë pjesë shumë e rëndësishme dhe konstituente e atij shteti e vendi, po edhe të pakicave më të vogla. Përkundrazi, qëndrimet mohuese dhe poshtëruese e të padrejta ndaj kombeve dhe etnive brenda një shteti shkaktojnë lëvizje tronditëse të mëdha dhe të papranueshme për kohët e sotme.
Show more...
8 years ago
5 minutes 15 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 21 - Lamtumirë Dritero Agolli
Poeti, shkrimtari dhe dramaturgu, akademiku Dritëro Agolli u nda së gjallësh. Lamtumirën poetit të madh atdhetar e fjalëshpatë, po ia shoqërojmë me disa vlerësime për cilësitë gjuhëpasuruese e gjuhëdashëse të krijimtarisë së Tij, të cilat mbeten si porosi të vyera e të pavdira për mbarë brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë. Dritëro Agolli, ashtu si çdo mjeshtër i madh, duke ua vënë veshin këngëtarëve dhe bejtethurësve popullorë, mori prej tyre edhe “gjedhen” e mbarë të krijimit,po edhe zellin për të mos u ndalur vetëm në aq sa mori prej tyre, ai iu vu krijimtarisë letrare me synimet largvajtëse dhe, në një farë mënyre, na kujton thënien urtake që thotë : “Ishin amatorët ata që ndërtuan varkën e Noesë dhe profesionistët ata që ndërtuan Titanikun”.
Show more...
8 years ago
8 minutes 20 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet
Festa e Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmonisë dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin. Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domethënie: “Krishtlindjet janë takimi i Zotit me popullin e vet”. Mesnata e Krishtlindjeve, me vajtjen masive në kishë, me ritualet e rastit dhe, mbi të gjitha, me të drejtuarit e mendjes e zemrës nga misteri i lindjes së Krishtit, si simbol i shpresës dhe i mbarësisë e i përparimit, ka qenë dhe mbetet si pika e adhurimit dhe e ngushëllimit shpirtëror jo vetëm për të krishterët, por edhe për mbarë njerëzimin. Krishtlindjet për njeriun e sotëm janë besimi dhe qasja te dhembshuria dhe shpresa. Zoti duke u takuar me njerëzit u kujton atyre dy gjëra. E para është: të kenë shpresë. Ai u prin nga e mbara, u hap dyert e udhës së mirësisë e të ngushëllimit shpirtëror dhe kurrë nuk ua mbyll horizontet. E dyta është: të mos ndruhemi kurrë nga dhembshuria. Kur njerëzimi harron shpresën dhe dhemshurinë, atëherë edhe Kisha bëhet e ftohtë dhe njerëzia shket në udhët e ideologjive të mbrapshta e të kotësive mondane.
Show more...
8 years ago
3 minutes 23 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 19 - Gjuha në këngën "Ma Thuaj Ti" të Rozana Radit
Kur këngët e reja shkojnë në shtratin e mbarë të traditës shqiptare, që vënë në muzikë fjalë të pikuara nga zemra dhe që prekin edhe plagë a probleme shqetësuese të kohës, qoftë të jetës së përditshme familjare, qoftë edhe të dukurive më të mëdha me karakter shoqëror e problemor, gjejnë menjëherë pranim e pëlqim. Natyrisht është mirë kur edhe në garat a festivalet e këngës, çmimet shkojnë për krijime të atilla,sikundër është edhe kënga “Ma thuaj ti” e Rozana Radit, fituese meritore e “Kënga magjike, 2016”. Rozana solli një këngë tjetër shumë të bukur, pa asnjë mëdyshje me vlera të larta interpretuese, mbështetur në fjalë që ta çojnë zemrën peshë, po edhe që ka kohë që kishin filluar të rrallohen në muzikën e re shqiptare.
Show more...
8 years ago
7 minutes 37 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 18 - Pararendës të Sociolinguistikës Shqiptare
Ide të hershme për një qëndrim a konceptim sociolinguistik të gjuhës ka pasur edhe në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë. Mund të përmendim, sidomos, Atë Justin Rrotën me mendimet e vlerësimet e tij rreth mundësisë që ka njeriu për ta “dredhë giuhën” sipas rastit e bashkëbiseduesit dhe Eqrem Çabejn për lidhjen e gjuhës dhe seksit në të ashtuquajturën prej tij “të folët e grave”. Atë Justin Rrotës i takon merita që, ndonëse shumë kohë para se të lindte sociolinguistika si disiplinë më vete dhe, madje, para se të krijohej termi përkatës për emërtimin e saj (që, do ta kishim vetëm aty nga viti 1952), me formulimin e tij të qartë kushtuar zhvillimit të gjuhës, t’ia ketë çelur shtigjet asaj me largpamësi. Për të faktuar sa më lart, po citojmë vetëm një pjesë të konceptimit të Atë Justin Rrotës lidhur me ndryshimin dhe zhvillimin e gjuhës apo sikundër e thoshte ai Gjuha shkon tue bam ato ndryshimet e veta (në “Hylli i Dritës”, 1931, nr. 3, f. 121-133).
Show more...
9 years ago
10 minutes 39 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 17 - Gjuha në këngët e Alban Skënderajt
Dëgjova këto ditë disa nga këngët më të reja të Alban Skënderajt, të cilin, qysh kur ka nisur të bëjë emër si këngëtar e deri tani që po shquhet si një nga më të mirët, e kam pëlqyer se është zëbukur e fjalëbukur, po e kam pëlqyer edhe për shqiptarinë e tij, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj për mbështetjen e plotë në truallin kombëtar, por, mbi të gjitha, për gjakimin e tij tashmë të pohuar e të ditur nga të gjithë, si këngëtar shqiptar, si djalë shqiptar. Edhe pse ka vite që jeton e punon më shumë jashtë se në atdhe, Alban Skënderaj është kudo e kurdoherë shqiptar, që Vlorën e Shqipërinë i ka kurdoherë e kudo me vete: në zërin e tij të mrekullueshëm, në fjalët e larminë e teksteve të këngëve të tij, si dhe në qëndrimin, në shpirtin e në etnografinë e të folurit “shqiptarisht”. Dhe, për të mos mbetur jashtë “trendy-t” terminologjik të sotëm, po them se Alban Skënderaj, në krejt “performancën“ e tij, më të parën gjë lakmon të qenët shqiptar, të qenët bir i denjë i tokës sonë, paçka se është tashmë aq i kudogjendur në mjediset e diasporave shqiptare të hershme e të reja në Evropë e në mbarë Botën.
Show more...
9 years ago
6 minutes 2 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 16 - "Ah...ç'të bën paraja" - Teatri "Zihni Sako"
Këto vitet e fundit, vëmë re me kënaqësi se ka një këndellje e rigjallërim të jetës teatrore në qytetet e mëdha, po edhe në qendrat e vogla, midis të cilave ia vlen të përmendim punën meritore dhe mbërritjet e Teatrit të qytetit të Gjirokastrës. Para disa ditësh trupa e Teatrit të Gjirokastrës erdhi në Tiranë me shfaqjen: "Eh, ç'të bën paraja". Një punë e kujdesshme e krejt trupës, e regjisorit Vasil Çuklla, e skenografit Gazmend Koçollari, po edhe e aktorëve interpretues. Salla e mbushur plot e përplot me shikues, natyrisht,në radhë të parë artdashës gjirokastritë që jetojnë në Tiranë, po edhe nga adhurues të teatrit nga radhët e studiuesve, profesorëve të letërsisë dhe dashamirëve të pamungueshëm të artit skenik, sigurisht edhe gazetarë e punonjës të mediave. Të gjithë sa ishim, shijuam një shfaqje të këndshme, të vënë në skenë thjesht e natyrshëm, po edhe me një tematikë e lajm a mesazh të gjetur mirë, mjaft të përshtatshëm e fshkikullues dhe për realitein e sotëm shqiptar.
Show more...
9 years ago
6 minutes 30 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 15 - Sintaksa
Fjala a, më saktë termi, Sintaksa, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë, vjen nga greqishtja σύνταξις (syntaxis), dhe emërton disiplinën a pjesën e gramatikës që merret me mënyrat se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre, shpjegon ndërtimin e fjalive në një gjuhë të dhënë. Sintaksa, ashtu si krejt gramatika e një gjuhe, mbështetet në materialin gjuhësor konkret të gjuhës, bën përgjithësime duke u nisur nga elemente konkrete e të veçanta të ligjërimit, që janë të një larmie aq të madhe e të një sasie të pakufishme, përcakton kategoritë e tiparet e përgjithshme, atë që qëndron në bazë të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimeve të tyre, dhe nxjerr së andejmi rregullat.
Show more...
9 years ago
6 minutes

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 14 - Morfologjia
Në gjuhësi, morfologjia është dega kryesore e gramatikës, që merret me studimin e trajtave të fjalëve. Kështu kemi përdorimet e saj kryesore, si: Morfologjia e gjuhës shqipe; Sistemi morfologjik i gjuhës shqipe. Po edhe në rrafshe më të kufizuara, si p.sh. në studimet dialektologjike: Sistemi morfologjik i dialekteve të shqipes ose edhe sisetmi morfologjik i një të folmeje të caktuar, p.sh. sistemi morfologjik i të folmeve të gegërishtes veipërëndimore, sistemi morfologjik i së folmes së Çamërisë; sistemi morfologjik i të folmeve arbëreshe të Italisë etj.
Show more...
9 years ago
8 minutes 18 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 13 - Fonetika
Fonetikë quhet ajo degë e gjuhësisë që merret me studimin e mjeteve tingullore të gjuhës, me përbërjen dhe ndërtimin tingullor të saj, me theksimin e fjalëve, me timbrin e realizimin e tingujve zanorë e bashkëtingëllorë të një gjuhe. Fjala a termi fonetikë, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë vjen nga greqishtja e vjetër ' φωνή ' ("phōnē" - tingull, zë).
Show more...
9 years ago
5 minutes 5 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 12 - Gjuha Domethenia Dhe Kuptimet E Saj
Çfarë është gjuha ? Si mund ta përkufizojmë atë sa më thjeshtë e në mënyrë të atillë që ta kuptojnë jo vetëm ata që merren mirëfilli me punë gjuhe (si mësues, studiues, përkthyes, shkrimtarë, aktorë, gazetarë etj.) po edhe përgjithësisht nga ata që flasin e shkruajnë. Këtyre pyetjeve do mundohemi ti përgjigjemi në këtë emision.
Show more...
9 years ago
6 minutes 38 seconds

Urgjenca Gjuhesore
Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve.