
Sa larg mund të na bëjë të fluturojmë, kurioziteti e fantazia jonë?! Ndonjëherë aq larg sa mund të kuptojmë madhështinë e Tokës e rëndësinë e mirëkuptimit, pikërisht ashtu si ndodhi me Zinartin në rrugëtimin e tij për të gjetur se cila pulëbardhë kishte humbur një pendë.
Ky është rrëfim i parë i pjesës së tretë të tregimeve të librit "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço: "Penda e pulëbardhës" - Përrallat e Zinartit. Këto rrëfime u drejtohen fëmijëve të rritur, për të cilët dëgjimi i një përralle të gjatë e me tekst e tematika më të zhvilluara nuk përbën vështirësi. Por më të vegjëlit kuriozë do kënaqen gjithashtu.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit tuaj.
Libri renditet në Botimet Poeteka.
#perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije