Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
Sports
History
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts125/v4/55/71/71/557171f4-07b5-0a75-5d02-34765e1e1ba9/mza_7899105016224222116.jpg/600x600bb.jpg
OCD Shqip
Gen Skeja
12 episodes
17 hours ago
Ky podcast ka si qëllim informimin dhe edukimin e njerëzve mbi çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), nëpërmjet intervistave me terapistë të fushës, dhe atyre që kanë dëshirë të ndajnë historinë e tyre.
Show more...
Mental Health
Health & Fitness
RSS
All content for OCD Shqip is the property of Gen Skeja and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Ky podcast ka si qëllim informimin dhe edukimin e njerëzve mbi çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), nëpërmjet intervistave me terapistë të fushës, dhe atyre që kanë dëshirë të ndajnë historinë e tyre.
Show more...
Mental Health
Health & Fitness
Episodes (12/12)
OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.14) - Brikena Krasniqi Hoti, OCD tek adoleshentët.

Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Brikena Krasniqi Hoti.

Gjatë bisedës do të flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek adoleshentët, si i shprehin ata simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë.

Ju ftoj ta dëgjoni, dhe shpresoj të jetë ndihmuese për këdo.

Show more...
2 years ago
31 minutes 49 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.13) - Teda Kokoneshi, OCD, Feja dhe Morali. E drejtë apo e gabuar?

Në këtë episod, kam të ftuar Teda Kokoneshin dhe do të flasim si ndërlidhet OCD, feja dhe morali. Do të flasim më gjerësisht për mënyrat si shfaqet, mendimet dhe imazhet shqetësuese që mund të jenë kundër besimit tuaj, kur rrëfimi dhe lutjet e tepërta mund të jenë kompulsione, kontaminimi moral, etj.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
3 years ago
23 minutes 8 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.12) - Dr. Elona Dashi, OCD tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Dr. Elona Dashi.

Dr.  Elona është mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë, dhe sot do të  flasim rreth protokollit mjekësor përpara diagnoztikimit, dhe  bashkëpunimi me psikologët.

Gjithashtu  do flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek femijët, si i shprehin ata  simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë.

Ju  ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre,  apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD,  mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
3 years ago
29 minutes 5 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.11) - Teda Kokoneshi, OCD mbi marrëdhëniet romantike (ROCD).

Në këtë episod, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin dhe do të flasim për OCD mbi marrëdhëniet romantike, por mbi lidhjet e tjera ku shfaqet si në shoqëri, punë apo terapi. Gjithashtu do të flasim rreth ndikimit të këtij lloji OCD në lidhje, dhe si munden partnerët të mbështesin dikë me OCD.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
3 years ago
26 minutes 18 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.9) - Elena Morina, Aksesi në terapi dhe Rëndësia e Grupeve Mbështetëse.

Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Elena Morinën. Elena është studente e psikologjisë, dhe gjithashtu është e angazhuar në projekte të ndryshme me Q.I.P.S.

Sot do të flasim rreth disa problematikave të shëndetit mendor në përgjithësi të komunitetit, si aksesi në terapi, rritja e ndërgjegjësimit, si dhe rëndësinë e grupeve mbështetëse.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
30 minutes 57 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.8) - Kosovare Bunjaku, OCD dhe Perfeksionizmi, menyrat si shfaqen dhe dallimi midis tyre.

Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Kosovare Bunjakun. Ajo ka mbaruar studimet për psikologji, dhe gjithashtu ushtron profesionin e saj si psikologe në Prishtinë.

Sot do të flasim rreth dallimit midis OCD dhe Perfeksionizmit, portretizimin e OCD nëpër filmat "TOC TOC" dhe "Overlove", ballafaqimin e mendimeve intrusive dhe disa këshilla si të jemi dëgjues më të mirë për të tjerët.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
39 minutes 35 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.7) - Teda Kokoneshi, OCD Somatike dhe Hiperfokusi, Derealizmi/Depersonalizimi

Në episodin e shtatë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin.

Sot do të flasim rreth OCD Somatike, mënyrat si shfaqet, nga ndryshon vetëdija me vëmendjen, dhe gjithashtu do të flasim për simptomat e Derealizmit dhe Depersonalizimit.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
29 minutes 20 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip (Ep.6) - Vigan Behluli, Pranimi i mendimeve obsesive dhe përkushtimi ndaj vlerave (ACT)

Në episodin e gjashtë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Vigan Behlulin.

Vigani është specialist i licensuar i psikologjisë klinike në Prishtinë, me përvojë disa-vjeçare në punë psikoterapeutike me popullatë klinike dhe sub-klinike, kryesisht të rinisë së hershme dhe moshave të mesme.  Angazhimi i tij profesional kryesisht është i përqendruar me persona që ballafaqohen me ankth dhe humor të ulur.

Sot do të flasim rreth disa koncepteve të Acceptance & Commitment Therapy (ACT), si pranimi i mendimeve, ndjenjave, përvojave, etj. Gjithashtu do të flasim rreth përkushtimit ndaj vlerave, dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme në përputhje me vlerat tona.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
44 minutes 2 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip - Brikena Krasniqi Hoti, Si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, dhe çfare duhet të dini për marrëdhënien terapeutike (Ep.5)

Në episodin e pestë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Brikena Krasniqi Hoti. 

Brikena është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë (E licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës). Ajo ka ndjekur studimet bazike në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike dhe Shëndeti, në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar shkollimin specialistik për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Baselit nga Zvicra, mbikqyrur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot do të flasim se si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, duke sjellë shembuj nga përvoja e Brikenës në praktikën e saj profesionale, dhe gjithashtu se si ndërtohet marrëdhënia terapeutike, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më efikas.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
45 minutes 45 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip - Pasiguria ne jetë, vlerat tona, dhe çfarë kam mësuar në terapi (Ep.4)

Sot do të flas rreth diçkaje që të gjithë personat me OCD e vuajnë shumë, që është "pasiguria".

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
2 minutes 9 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip - Teda Kokoneshi, Kur ritualet e OCD janë të "fshehura" (Ep.3)

Në episodin e tretë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Teda Kokoneshi. Ajo është terapiste e liçensuar në Florida dhe Texas (USA), dhe gjithashtu ofron shërbimet e saj nëpërmjet NOCD, e cila është një platformë online për trajtimin e OCD.

Sot do flasim për mendimet obsesive dhe ritualet "e fshehura" mendore, si shfaqen këto rituale dhe trajtimi i tyre me ekspozimin dhe parandalimin e ritualit.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
25 minutes 53 seconds

OCD Shqip
OCD Shqip - Erinda Bani, Të flasim hapur rreth OCD dhe si të kërkojmë ndihmë. (Ep.2)

Në këtë episod të dytë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Erinda Bani. Ajo është psikologe klinike në qytetin e Lushnjes, dhe është e çertifikuar në terapinë konjitive-bihejvjorale (CBT). Do të flasim rreth OCD në përgjithësi, disa nga kriteret për tu diagnostikuar, trajtimin si dhe shumë të tjera.

Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

Show more...
4 years ago
21 minutes 2 seconds