Bismilahi rrahmani rrahim
Mire se vini në ciklin e muhabeteve ne trandofilishte.
Mbas epizodës së dytë në Kitab el Luma, pra podcastit numër 6, në këtë epizodë Shkembi fokusohet ma shumë rreth temës së murakabasë apo vrojtimit të gjendjeve a stacioneve shpirtnore, tre niveleve të jakinit dhe kuptimit te Kuranit, pejgamberit alejhi selam dhe sahabeve të shtjellueme në Kitab el Luma [shq. Librin e Flakërimeve].
Shkembi, siç e kemi cekë edhe ma heret, vjen prej qytetit Gjakovë të Kosovës. Ka krye shkollën e mesme në Medresën Alauddin të Prizrenit për të vazhdue masnej me fakultetin e përgjithshëm teologjik dhe masterin mbi Tesavufin në Universitetin Marmara të Stambollit.
Studimet e tija i kreu me hulumtimin dhe temën “Tarikati Rifai në Kosovë dhe vepra Rehber e Shejh Adem Nurit”
Pa e zgjatë ma shume, ju ftojmë ta dëgjoni muhabetin tonë të shtatë.
Ndigjim te kandshem!
Kapitujt
00:00 Hyrje
02:31 Murakaba: Vrojtimi i gjendjeve dhe stacioneve shpirtnore
07:37 Tre nivelet e jakinit
12:41 Qysh kuptohet Kurani sipas sufive?
22:53 Raporti i sufive me pejgamberin alejhi selam
36:09 Katër halifet
- Muzika: Marwan Kamel (Daily Maqam) - If Starlings Spoke
www.trandofilishta.com
Bismilahi rrahmani rrahim
Mire se vini në ciklin e muhabeteve ne trandofilishte.
Mbas epizodës hyrëse në Kitab el Luma, pra podcastit numër 5, në këtë epizodë Shkembi fokusohet ma shumë rreth temës së tevhidit, haleve (gjendjeve shpirtnore ) dhe makameve (stacioneve shpirtnore) të shtjellueme në Kitab el Luma [shq. Librin e Flakërimeve].
Shkembi, siç e kemi cekë edhe ma heret, vjen prej qytetit Gjakovë të Kosovës. Ka krye shkollën e mesme në Medresën Alauddin të Prizrenit për të vazhdue masnej me fakultetin e përgjithshëm teologjik dhe masterin mbi Tesavufin në Universitetin Marmara të Stambollit.
Studimet e tija i kreu me hulumtimin dhe temën “Tarikati Rifai në Kosovë dhe vepra Rehber e Shejh Adem Nurit”
Pa e zgjatë ma shume, ju ftojmë ta dëgjoni muhabetin tonë të gjashtë.
Ndigjim te kandshem!
- Muzika: Marwan Kamel (Daily Maqam) - If Starlings Spoke
Bismilahi rrahmani rrahim!
Në këtë epizodë flitet rreth nji sufiu të hershëm të traditës islame të qujtun Ebu Nasr el Sarraxh el Tusi, i cili ka jetue përgjatë shekullit të 10-të dhe i cili asht autor i librit Kitab el Luma apo siç ish përkthy në shqip Libri i Flakërimeve.
Kitab el Luma ban pjesë në mesin e librave të parë dhe klasik të traditës shpirtnore islame. Në të paraqiten principet e vërteta të sufizmit dhe argumentet se sufizmi pajtohet dhe konfirmohet prej doktrinës kuranore dhe traditës profetike, apo sunnetit dhe hadithit.
Shkemb Nivokazi, në anën tjetër, vjen prej qytetit Gjakovë të Kosovës. Ka krye shkollën e mesme në Medresen Alauddin të Prizrenit për të vazhdue masnej me fakultetin e përgjithshëm teologjik dhe masterin mbi Tesavufin ne Universitetin Marmara te Stambollit.
Studimet e tija i kreu me hulumtimin dhe temën “Tarikati Rifai në Kosovë dhe vepra Rehber e Shejh Adem Nurit”.
Ju ftojmë ta degjoni muhabetin tonë të pestë.
Ndigjim të kandshëm!
- Muzika: Marwan Kamel (Daily Maqam) - If Starlings Spoke
Bismilahi rrahmani rrahim
Në këtë epizodë të Muhabeteve n'Trandofilishte e kemi pas nderin me fol rreth Hazreti Mevlana Rumit me Edin Lohjan.
Në të mundeni me ndigju rreth mjeshtrit të madh të poezisë e shpirtnisë, mikut të tij Shamsi Tabrizit, veprave dhe përkthimeve të tija në gjuhët europiane.
Ju ftojmë n'ta ndigjoni.
Me plot dashni e dritë,
Music License:
Desert Caravan by Aaron Kenny
Music promoted on https://www.chosic.com/free-music/all/
Bismilahi rrahmani rrahim
Në këtë muhabet mund të dëgjoni rreth fillesës së Trandofilishtes, idesë mbas saj dhe rrugëtimit tonë të mëtutjeshëm. Për më shumë na vizitoni në uebfaqen tonë: www.trandofilishta.com.
Muzika: SergeQuadrado marrë nga Pixabay
Bismilahi rrahmani rrahim
Me daten 7 mars e kemi pas nderin me i ba nji a dy muhabete me zotin Enris Qinami rreth usta Isuf Myzyrit. Kemi fol rreth jetes së tij, poezisë, muzikës e njiashtu edhe shpirtnisë së tij. Ka qenë muhabet aq i bereqetshëm sa qi vendosëm me vazhdu edhe me nji pjesë të dytë.
Ju ftojmë ta na ndigjoni. Paqit nji ndigjim të kandshëm. Me shumë dashni, Trandofilishta
Muzika në fillim dhe në fund të muhabetit: "Dritës tate xhevahir", usta Isuf Myzyri - interpretuar nga Enris Qinami.