
Te nderuar miq qe na ndiqni. Sot ishim ne nje bashkbisedim me Arditin nga Kalifornia, fringo i ri ne emigracion. Ai bashke me bashkshorten e tij amerikane u njohen ne Shqiperi dhe provuan te jetonin aty per 1 vit por pastaj vendosen te leviznin per ne Kaliforni, SHBA. Do vecoja nga kjo bisede disa pjese interesante te te jetuarit ne nje shtet liberal ne mentalitet sic eshte Bay Area ne Kaliforni, multi-kulturor, dhe shume i avancuar ne lirine e fjales dhe te drejtat e njeriut.
00:00 - 07:00 Jeta ne Kaliforni, Martesa me te huaj dhe sakrifica ne ambientin e ri.
07:00 - 13:52 Mosbesimi nga te huajt per eksperiencat ne Shqiperi. Sakrifica ne punet e krahut.
"- Problemi qe kisha une ishte se cdo gje e krahasoja me Shqiperine. Jo po se ne Shqiperi e bejme keshtu, jo po ne Shqiperi e bejme ashtu... ky qe nje gabim"
"- Ne Shqiperi kam qene i privilegjuar, kam pasur punera te mira. Kur erdha ne Emigrim kuptova qe duhet te gjeja punen e pare qe me dilte perpara per te pasur nje pare ne xhep"
"- Sikur te me thonin nje vit me perpara qe do punoja hamall ne emigracion do i thoja kurren e kurres"
13:52 - 25:25 Diversiteti ne Oakland, Kaliforni. Mungesa e paragjykimit.
"- Ngushellohesh ne faktin qe keto pune krahu do ishin provizore. E rendesishme ishte qe ne fund te muajit do te kisha nje sasi parashe shume pozitive per mua"
"- Shqiptari eshte mesuar me idene e sakfrifices. Per ne eshte pjese e perditshmerise"
25:25 - 43:00 Emigrimi per ata qe kane investuar shume ne Shqiperi. Dinjiteti. Paragjykimi ne Shqiperi.
"- Ne pergjithesi Shqiptaret emigrojne per femijet e tyre. Kjo perfshin edhe ata persona qe jetojne mire momentalisht ne Shqiperi por qe kane pasiguri per te ardhmen e femijeve te tyre"
Takeaway:
"Asnjehere nuk i dihet jetes"
Hej Miq, Neqoftese kjo interviste ju ka pelqyer dhe jeni ndjekes te ketij podcasti, mund te jepni ndihmen tuaj per kete projekt duke na kontaktuar tek lchametaj@gmail.com dhe lene nje takim per interviste.
Per ju shqipe kudo qe ndodheni neper bote, vijme ne tek ju me voicecall.
Gjithashtu mundet te na mbeshtesni duke na blere nje kafe tek: https://www.buymeacoffee.com/lchametajI
Mireutakofshim ne nje interviste tjeter emocionuese. Deri atehere nje dite sa me te begate.