Muhamet Idrizi është studiues dhe aktivist i përkushtuar për çështjet e diasporës. Ai ka përfunduar masterin në menaxhimin e arsimit për të rritur dhe doktorant në Gjermani. Fokusimi i tij është mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e identitetit kulturor tek komunitetet shqiptare jashtë vendit. Si kryetar i Shoqatës së Akademikëve Gjermano-Shqiptare ODA e.V. në Hamburg, Muhameti ka udhëhequr nisma që forcojnë lidhjet mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në vendlindje, duke kombinuar kërkimin shkencor, angazhimin kulturor dhe avokimin për komunitetin.
Në këtë episod të Diaspora Flet Podcast, ai diskuton rëndësinë e institucionalizimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe mënyrat për të mbështetur mësimin dhe ruajtjen e saj tek komunitetet jashtë vendit.
I ftuar: Gazmend Selmani, themelues i IBAS
Në këtë episod të Diaspora Flet, mirëpresim Gazmend Selmanin, themelues i IBAS – platformës fintech me bazë shqiptare që synon të transformojë mënyrën se si individët dhe bizneset qasen në financa.
Gazmendi ndan me ne rrugëtimin e tij si sipërmarrës në SHBA, Britani dhe Kosovë, dhe flet për mënyrat konkrete se si diaspora nuk duhet të shihet thjesht si dërguese remitancash, por si forcë për inovacion, ndërmarrësi dhe transformim sistemik.
Si themues i IBAS.world, ai po ndërton ura të reja mes diasporës dhe vendlindjes, duke krijuar mundësi investimi, qasje në financa, dhe ndërlidhje digjitale që shkojnë përtej ndihmës tradicionale.
Në këtë bisedë, do të dëgjoni:
Vlerat që ai dhe qasja e tij në biznes përfaqësojnë;
Pse Gazmendi beson se kapitali i diasporës është më shumë se para – është dije, rrjet dhe kulturë pune
Si e sheh ai të ardhmen e teknologjisë, financave dhe tregjeve të kapitalit në Kosovë dhe diasporë.
Një episod që sfidon narrativat e vjetra dhe propozon rrugë të reja për ta bërë diasporën bashkë-ndërtuese të së ardhmes.
Ariana Krasniqi, bashkëpunëtore e Programit për Diplomaci Qytetare, ndan rrëfimin e saj si fëmijë emigrantesh në Danimarkë.
Pse nisi të merrej me përmbajtje digjitale?
Si e përjetoi integrimin dhe sa ndikim patën gjuhët e huaja në rrugëtimin e saj?
Çfarë e dallon Kosovën nga Danimarka dhe vendet e tjera ku ka jetuar?
Një bisedë mbi identitetin, integrimin dhe zërin e diasporës së re.
Me fletore dhe ëndrra të mëdha, Anila Hyka nisi rrugën në informatikë në vitet kur teknologjia ishte luks.
Ajo rrëfen largimin nga Shqipëria, "gënjeshtrën e bardhë" që u tha prindërve, sfidat e fillimit jashtë dhe dilemat e kthimit.
Një rrëfim i sinqertë, i fuqishëm dhe i pazakontë.
Nga Shqipëria në Mal të Zi, e tutje në zyrat e senatit amerikan, një rrëfim i rrallë i guximit, përkushtimit dhe krenarisë shqiptare.
Avni Mustafaj ndan historinë e familjes që mori rrugën drejt SHBA-së në vitin 1961, hapësirën që krijuan me Fadil Berishën për çështjen kombëtare, momentin kur i hapi derën Joe Bidenit mbrëmjen e 24 marsit 1999 dhe takimin me Presidentin Bill Clinton.