Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
News
Sports
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 49
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 49
Jakobi bekon të bijtë
1 Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
2 Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,
dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
3 O Ruben, i parëlinduri im,
ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,
i epërm në krenari e fuqi,
4 i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,
se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.
Mbi shtratin tim ai u shtri.
5 Simeoni e Levi vëllezër janë
e për dhunë shpatat i kanë!
6 Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im
e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.
Se nga zemërimi vranë njerëz
e dema gjymtuan si deshën.
7 Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar
e mëria e tyre mizore.
Te Jakobi do t'i ndaj
e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
8 O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.
Mbi zverkun e armiqve të tu
do të jetë dora jote.
Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
9 Pjellë luani është Juda.
Prej presë u ktheve biri im.
Ai ulet e shtrihet si një luan
e kush guxon ta zgjojë?
10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës,
as shkopi i prijësit këmbëve të tij.
Do t'i sjellina tagrin,
popujt do ta dëgjojnë.
11 Gomarin e lidh në pjergull,
kërriçin te hardhia më e mirë.
Me verë e lan rrobën e tij,
me lëngunb e rrushit petkun.
12 Të kuq si vera sytë e tij,
të bardhë si qumështi dhëmbët.
13 Zabuloni pranë detit do të banojë
e për lundrat liman do të jetë.
Kufirin në Sidon do ta ketë.
14 Isahari është gomar i fortë,
shtrirë mes dy gardheshc.
15 Pa se vendpushimi ishte i mirë
e toka e këndshme
e uli kurrizin nën barrë,
shërbëtor i nënshtruar u bë!
16 Dani, popullin e vet do të gjykojë,
si çdo fis tjetër i Izraelit.
17 Qoftë si gjarpri rrugës
e nepërka udhës,
që thembrën e kalit kafshon
e kalorësin në shpinë e rrëzon.
18 Shpëtimin tënd pres, o Zot!
19 Gadin do ta sulmojnë kusarët,
por në kthim do t'i sulmojë ai.
20 Asheri do të ketë bukë të shijshme
e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
21 Neftaliu është drenushë e lirë
që pjell drerëç të bukur.
22 Jozefi është si pemë frutored,
si pemë frutore pranë burimit,
me degë tej muritdh.
23 Hidhur e qëlluan,
harkëtarët e sulmuan.
24 Por i fortë mbeti harku i tij
e krahët iu forcuan
nga dora e të fuqishmit të Jakobit,
nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
25 nga Perëndia i atit tënd
që të ndihmon,
nga i gjithëpushtetshmi
që të bekon
me bekime nga qielli lart
e me bekime nga humnera poshtë,
me bekime nga gjiri e nga barku.
26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë
bekimeve të maleve të amshuarae
e begatisëë së kodrave të përjetshme.
Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,
mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
27 Benjamini është ujk grabitqar,
prenë e ha në mëngjes
e në mbrëmje plaçkën ndan!».
28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
Vdekja e Jakobit
29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut,
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio