Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
News
Sports
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 48
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 48
Jakobi bekon bijtë e Jozefit
1 Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin. 2 Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat. 3 Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi. 4 Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”. 5 Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni. 6 Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseutzh, 7 sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi».
8 Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?». 9 Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj». 10 Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi. 11 Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!». 12 Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë. 13 Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit. 14 Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri. 15 Atëherë e bekoi Jozefin e tha:
«Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi,
Abrahami e Isaku,
Perëndia që ka qenë bariu im
gjatë tërë jetës sime deri më sot,
16 engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe,
ai i bekoftë djemtë.
Në ta u përmendtë emri im
dhe emri i etërve të mi,
Abrahamit e Isakut.
U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!».
17 Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut. 18 I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!». 19 Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh». 20 Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut. 21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj. 22 Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim».




 zh48.6 he. vëllezërve të tyre
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio