Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
News
Sports
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 37
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 37
Jozefi dhe vëllezërit
1 Jakobi banoi në tokën e Kanaanit, aty ku kishte banuar edhe i ati. 2 Kjo është historia e Jakobit: Jozefi ishte shtatëmbëdhjetë vjeç e kulloste dhentë bashkë me vëllezërit. Ai ishte ndihmësith i bijve të Bilhës e Zilfës, dy grave të të atit. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq të vëllezërve të vet. 3 Izraeli e donte Jozefin më shumë se bijtë e tjerë, se e kishte birin e pleqërisë. Ai i bëri Jozefit një tunikë shumëngjyrësheu. 4 Kur vëllezërit panë se ati i tyre e donte më shumë se ata, e urryen Jozefin e nuk i flisnin dot me të mirë.
5 Jozefi pa një ëndërr dhe, kur ua tregoi vëllezërve, ata e urryen edhe më shumë. 6 Ai u tha: «Dëgjoni ëndrrën që pashë. 7 Po mblidhnim dorëza gruri në mes të fushës. Kur ja, dorëza ime u ngrit e qëndroi drejt. Ndërsa dorëzat tuaja u mblodhën përreth e u përkulën me nderim para dorëzës sime». 8 Atëherë vëllezërit i thanë: «A thua do të bëhesh mbreti ynë e do të sundosh mbi ne?!». Kështu, ata e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave e fjalëve të tij.
9 Jozefi pa edhe një ëndërr tjetër e ua tregoi vëllezërve të vet: «Pashë një ëndërr tjetër. Dielli, hëna e njëmbëdhjetë yje po më përkuleshin me nderim». 10 Kur ia tregoi të atit e vëllezërve, i ati e qortoi e i tha: «Ç'është kjo ëndërr! A po thua që unë, jot ëmë e vëllezërit e tu do u përkulkemi gjer në tokë para teje?!». 11 Vëllezërit e patën zili, kurse i ati e mbajti në mend këtë gjë.
Vëllezërit shesin vëllanë
12 Vëllezërit shkuan në Shekem për të kullotur dhentë e atit të tyre. 13 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Vëllezërit e tu po kullotin dhentë në Shekem. Ngrihu e shko tek ata!». Ai u përgjigj: «Gati jam!». 14 Izraeli i tha: «Shko, shih a janë mirë vëllezërit e dhentë e më kthe përgjigje». Kështu, e dërgoi Jozefin nga lugina e Hebronit dhe ai mbërriti në Shekem. 15 Atje gjeti një njeri që po sillej nëpër fushë, i cili e pyeti: «Çfarë po kërkon?». 16 Jozefi iu përgjigj: «Po kërkoj vëllezërit e mi. Më trego, ku po kullotin». 17 Njeriu i tha: «Kanë ikur që këtej, por unë i dëgjova që thoshin: “Të shkojmë në Dotan”». Atëherë Jozefi shkoi pas vëllezërve e i gjeti në Dotan. 18 Ata e panë Jozefin që larg dhe para se të afrohej kurdisën një plan për ta vrarë. 19 I thanë njëri-tjetrit: «Ja, po vjen ky ëndërrimtari! 20 Ejani tani, ta vrasim e ta hedhim në një gropë e të themi se e shqyen egërsirat. Atëherë do të shohim sa i vlejnë ëndrrat!». 21 Rubeni i dëgjoi dhe e shpëtoi Jozefin prej duarve të tyre, kur u tha: «Mos t'ia marrim jetën». 22 Ai shtoi: «Mos derdhni gjak! Hidheni në këtë gropë, në shkretëtirë, por mos vini dorë mbi të». Ai donte ta shpëtonte nga duart e tyre që t'ia kthente të atit. 23 Kur Jozefi mbërriti te vëllezërit, ata e zhveshën. Pasi ia zhveshën tunikën shumëngjyrëshe që mbante veshur, 24 e morën dhe e hodhën në një gropë. Gropa ishte bosh e pa ujë.
25 Pastaj u ulën të hanë bukë. Kur ngritën sytë, panë një karvan ishmaelitësh që po vinte nga Gileadi e po shkonte për në Egjipt me deve të ngarkuara me rrëshirë, balsam e mirrë. 26 Atëherë Juda u tha vëllezërve: «Çfarë përfitimi kemi nëse e vrasim vëllanë e ia fshehim kufomënv. 27 Ejani, t'ua shesim ishmaelitëve e të mos vëmë dorë mbi të, se është vëllai e gjakux ynë». 28 Kur tregtarët midianitë kaluan andej, e nxorën Jozefin nga gropa e ua shitën ishmaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan Jozefin në Egjipt.
29 Rubeni u kthye te gropa, por Jozefi nuk ishte atje. Atëherë shqeu rrobat, 30 u kthye te vëllezërit e u tha: «Djali nuk është më atje! Kah t'ia mbaj unë tani?». 31 Pastaj morën tunikën e Jozefit dhe e zhytën në gjakun e një cjapi që therën. 32 Ia sollën tunikën shumëngjyrëshe të atit e i thanë: «Gjetëm këtë! Shikoje mirë! A është e djalit tënd apo jo?». 33 Ai e njohu tunikën e tha: «Është tunika e ti...
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio