Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
News
Sports
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 35
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 35
Jakobi kthehet ne Betel
1 Perëndia i tha Jakobit: «Ngrihu, shko në Betel e bano atje. Aty ngri një altar për Perëndinë që t'u shfaq kur ike nga Esau, vëllai yt». 2 Atëherë Jakobi i tha shtëpisë së tij e gjithë atyre që ishin me të: «Hidhni tej perënditë e huaja që janë mes jush. Pastrohuni e ndërroni rrobat. 3 Pastaj të ngrihemi e të shkojmë në Betel që atje t'i ndërtoj një altar Perëndisë që m'u përgjigj ditën kur u gjeta ngushtë dhe që ishte me mua në udhëtimin që bëra». 4 Atëherë ata ia dhanë Jakobit të gjitha perënditë e huaja e vathët që kishin e ai i fshehu nën lisin pranë Shekemit.
5 Kur u nisën, qytetet përreth i kapi tmerri i Perëndisë dhe ata nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. 6 Jakobi e tërë populli që ishte me të arritën në Luz që është në tokën e Kanaanit. Ky është Beteli. 7 Aty ngriti një altar dhe vendin e quajti Perëndia i Betelit, se aty iu shfaq Perëndia kur iku nga i vëllai. 8 Në atë kohë vdiq Debora, mëndesha e Rebekës. Ajo u varros nën një lis pranësh Betelit dhe Jakobi e quajti vendin Lisi i Vajtimit.
9 Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit kur erdhi nga Padan Arami, e bekoi 10 e i tha: «Emri yt është Jakob. Por nuk do të quhesh më Jakob, sepse emri yt do të jetë Izrael». Kështu e quajti Izrael. 11 Pastaj i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Shumohu e shtohu! Prej teje do të dalë një popull e një shumicë popujsh e prej ijëve të tua do të dalin mbretër. 12 Tokën që i dhashë Abrahamit e Isakut do të ta jap ty. Pasardhësve të tu do t'ua jap tokën». 13 Pastaj Perëndia u largua prej tij e prej vendit ku i kishte folur. 14 Atëherë Jakobi ngriti një përmendore guri ne vendin ku Perëndia i kishte folur, e lagu me një fli stërpikjeje dhe derdhi vaj mbi të. 15 Jakobi e quajti Betel vendin ku i kishte folur Perëndia.
Vdekja e Rakelës
16 Ata u nisën nga Beteli e kur ishin ende pak larg nga Efrata, Rakelën e zunë dhimbjet e forta të lindjes. 17 Për shkak se kishte dhimbje të forta gjatë lindjes, mamia i tha: «Mos ki frikë, se u bëre me një tjetër djalë!». 18 Por ajo vdiq dhe, duke dhënë shpirt, e quajti të birin Benoni, ndërsa i ati e quajti Benjamin. 19 Rakela vdiq e u varros udhës për në Efratë, ku është Betlehemi. 20 Jakobi ngriti një përmendore mbi varrin e saj. Kjo është përmendorja e varrit të Rakelës që njihet edhe sot. 21 Atëherë Izraeli shkoi prej andej dhe ngriti tendën përtej Migdal Ederit.
22 Kur Izraeli banoi në këtë vend, Rubeni shkoi e fjeti me Bilhën, shemrën e të atit. Izraeli e mori vesh.
Jakobi kishte dymbëdhjetë djem. 23 Bijtë e Leas ishin Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isahari e Zabuloni. 24 Bijtë e Rakelës ishin Jozefi e Benjamini. 25 Bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës, ishin Dani e Neftaliu. 26 Bijtë e Zilfës, shërbëtores së Leas, ishin Gadi e Asheri. Këta ishin bijtë e Jakobit që i lindën në Padan Aram.
Vdekja e Isakut
27 Jakobi mbërriti në Mamre, tek Isaku, i ati. Ky është Kirjat Arba, në Hebron, ku Abrahami e Isaku kishin banuar si të huaj. 28 Isaku ishte njëqind e tetëdhjetë vjeç 29 kur dha shpirt e vdiq. I moshuar e në moshë të thyer, u varros bashkë me popullin e tij. E varrosën të bijtë, Esau e Jakobi.




 sh35.8 ose: në jug
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio