Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
News
Sports
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 33
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 33
Jakobi takohet me Esaun
1 Jakobi ngriti sytë e pa Esaun që po vinte. Me të ishin katërqind burra. Atëherë i ndau fëmijët mes Leas, Rakelës e dy shërbëtoreve. 2 Shërbëtoret me bijtë e tyre i vuri në fillim, pas tyre vuri Lean me bijtë e saj, në fund vuri Rakelën e Jozefin. 3 Ai vetë shkoi para tyre e u përkul gjer në tokë shtatë herë, derisa iu afrua të vëllait.
4 Por Esau vrapoi për ta takuar dhe e përqafoi. Iu hodh në qafë, e puthi e qanë që të dy. 5 Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët e tha: «Çfarë i ke këta?». Ai iu përgjigj: «Këta janë fëmijët që Perëndia i fali shërbëtorit tënd». 6 Atëherë shërbëtoret bashkë me fëmijët u afruan e u përkulën me nderim. 7 U afrua edhe Lea me fëmijët e saj e u përkulën me nderim. Në fund u afrua Jozefi e Rakela e u përkulën me nderim. 8 Pastaj Esau tha: «Ç'ke ndër mend të bësh me gjithë këto që më solle?». Jakobi iu përgjigj: «I solla që të gjej hir para teje, imzot». 9 Esau tha: «Unë kam mjaft, o vëllai im. Çfarë ke mbaje për vete». 10 Por Jakobi tha: «Jo, të lutem. Nëse kam gjetur hir para teje do ta pranosh këtë dhuratë nga dora ime, sepse të pashë ballë për ballë, si të shihja ballë për ballë Perëndinë, e ti prapë më prite mirë. 11 Pranoje, pra dhuratënq që të solla, se Perëndia është treguar i mëshirshëm me mua e unë kam plot». Kështu, ai nguli këmbë dhe Esau pranoi.
12 Pastaj Esau tha: «Të çohemi e të shkojmë e unë do të të prij». 13 Por Jakobi i tha: «Imzot, ti e di se fëmijët janë të vegjël dhe se dhentë e lopët qumështore i kam kujdes. Nëse i mundoj edhe një ditë, e gjithë bagëtia do të ngordhë. 14 Le të shkojë imzot para shërbëtorit të tij, ndërsa unë do të vij ngadalë me hapin e bagëtisë, që më paraprin, e me hapin e fëmijëve, derisa të arrij tek imzot në Seir».
15 Atëherë Esau tha: «Po lë me ty disa nga njerëzit e mi». Por Jakobi tha: «Përse? Mjaftonr që të gjej hir para timzot». 16 Po atë ditë, Esau u kthye rrugës për në Seir, 17 ndërsa Jakobi udhëtoi drejt Sukotit ku ndërtoi shtëpi për vete e kasolle për kafshët, prandaj edhe vendi u quajt Sukot.
Jakobi në Shekem
18 Jakobi erdhi nga Padan Arami dhe arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Shekemit, që ishte në tokën e Kanaanit, dhe fushoi përballë qytetit. 19 Pastaj bleu prej Hamorit, atit të Shekemit, për njëqind monedha argjendi, pjesën e fushës në të cilën kishte ngritur tendën. 20 Aty ngriti një altar dhe e quajti «Perëndia është Perëndia i Izraelit».





 q33.11 he. bekimin tim



 r33.15 ose: Përse imzot të tregohet kaq mirëdashës?

Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio